Operacioni “Forca e Ligjit” e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës kanë goditur një grup kriminal dhe kanë sekuestruar pasuritë kriminale të tij me vlerë 1.4 milionë Euro. Grupi kriminal i përbërë nga tre persona, dyshohet si i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge dhe shfrytëzim prostitucioni.
Ndaj grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme:
- 7 ambjente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;
- 4 ambjente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila);
- 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2;
- 9 automjete luksoze.
Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën totale rreth 1,450,000 euro. Këto pasuri rezultojnë të regjistruara në emër të shtetasve:
15 pasuritë e vendosura në sekuestro
• 7 ambiente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;
• 4 ambiente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila);
• 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2;
• 9 automjete luksoze.
Grupi kriminal
Valentin Sela
Pac Sela
Agostin Sela
Valentin Selaj, banues në Rrilë është arrestuar nga policia e Firences në Itali pak muaj më parë, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika në Itali dhe shfrytëzimin për prostitucioni.
Agostin Sela 35 vjeç, banues në Shëngjin është i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Holanda drejt Italisë, në kuadër të operacionit “Apuleio” dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg. Hetimi për këtë grup kriminal, nisi bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.
Në janar 2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë u dokumentua veprimtaria kriminale dhe pasuritë e dyshuara se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Policia i sugjeroi Prokurorisë vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e identifikuara në pronësi të pjesëtarëve të grupi kriminal dhe familjarëve të tyre.
Hetimi për këtë grup kriminal, nisi bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.
Në janar 2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë u dokumentua veprimtaria kriminale dhe pasuritë e dyshuara se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.
Policia i sugjeroi Prokurorisë vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e indentifikuara në pronësi të pjesëtarëve të grupi kriminal dhe familjarëve të tyre.
a.ç












