• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Forbes: Shqipëria ndër të fundit për të bërë biznes

by Java News
02/01/2016 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përkeqësohen dukshëm barrierat për biznesin. Shqipëria renditet në pozicionin e 69, duke qenë afër vendeve të tilla si Ruanda, Zambia, apo Bahrain. E para në rajon, Maqedonia…
Shqipëria renditet ndër të fundit në rajon, në një renditje të publikuar nga revista e njohur Forbes në listën e vendeve më të mira për të bërë biznes. Publikimi është i fundit të dhjetorit 2015.

Shqpëria renditet në pozicionin e 69, duke qenë afër vendeve të tilla si Ruanda, Zambia, apo Bahrain.

Më mirë në rajon është Maqedonia, e cila është në vendin e 39. Shteti i vogël fqinj, pa dalje në det dhe pa shumë burime natyrore, vitet e fundit po tregohet mjaft konkurrent në tërheqjen e investimeve të huaja, duke i “rrëmbyer” shumë investitorë potencialë Shqipërisë. http://www.monitor.al/amerikanet-e-capcon-nuk-gjejne-punonjes-te-kualifikuar-ne-shqiperi-hapin-fabriken-ne-maqedoni/

Pas Maqedonisë, në vendin e 44 dhe të 45 ndodhen përkatësisht Rumania dhe Bullgaria.

Listën e vendeve të rajonit e vazhdon Kroacia, në të 46-n, Mali i Zi në të 49-n, dhe Greqia në të 50-n.

Më keq se Shqipëria është vetëm Bosnjë Hercegovina, një shtet që njihet për burokracinë e tij, për shkak të problemeve administrative me ndarjen e dy entiteteve.
Përkeqësohen dukshëm barrierat për biznesin

Shqipëria renditen në vendin e 99 për korrupsion, 109 për barrën e taksave, e 114 për inovacion dhe 118 për inovacion. Këto janë treguesit ku ka ecurinë më të keqe. Më mirë paraqitet në mbrojtjen e investitorëve, e teta, dhe lirinë tregtare dhe monetare, përkatësisht e 35 dhe 38. Në renditje shënohet me shigjetë të kuqe treguesi i barrierave për biznesin (red tape), që sipas shpjegimit të legjendës nënkupton përkeqësim të dukshëm.

“Sistemi i komplikuar i taksave dhe kërkesave për licenca, një sistem i dobët gjyqësor, korrupsionin endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjeve të pronësisë dhe infrastrutura e papërshtatshme kontribuojnë në mjedisin e dobët të biznesit në Shqipëri dhe e bëjnë të vështirë tërheqjen e investimeve të huaja”, thuhet në raport.

Raporti parashikon se vendi do të vazhdojë të përballet me sfida nga rritja e borxhit publik, që ka kaluar limitin e dikurshëm statutor prej 60% të PBB-së në 2013-n dhe arriti 72% në 2014.
Rankings, Albania

Trade Freedom (liria tregtare) 35

Monetary Freedom (liria monetare) 38

Property Rights (të drejtat e pronësisë) 114

Innovation (Risitë) 118

Technology (Teknologjia) 88

Red Tape (Barrierat për të bërë biznes) 49 (përkeqësim i dukshëm)

Investor Protection (Mbrojtja e investitorëve) 8

Corruption (korrupsioni) 99

Personal Freedom (liria personale) 66

Tax Burden (barra e taksave) 109
Kryeson Danimarka

Gjithsej në listë janë 144 vende. Shteti më i mirë për të bërë biznes renditet Danimarka. “Pavarësisht një ekonomie të ngadaltë, Europa dominon në renditjen vjetore të FORBES të shteteve më të mira për kapitalizëm,” thuhet në raport, duke shtuar se shtetet europiane zënë dy të tretën e 25 vendeve të para në listë.

Shtetet e Bashkuara kanë rënë me katër vende, duke zbritur në të 22-n, si rrjedhojë e lirisë së dobët monetare dhe pengesave burokratike.

Zelanda e Re është në vendin e 2-të, e ndjekur nga Norvegjia, Irlanda dhe Suedia. (monitor)
 

Next Post

E keni tepruar me alkoolin këto ditë? Ja si ta shmangni dhimbjen e kokës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ngre karton që t’i hiqet imuniteti”, Rama për Ballukun: Do ketë në krah vetëm avokatët e saj

March 9, 2026
GPS “i çmendur” dhe anije në pritje, kaosi detar në Ngushticën e Hormuzit

GPS “i çmendur” dhe anije në pritje, kaosi detar në Ngushticën e Hormuzit

March 9, 2026
Pas sanksioneve të SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale: Institucioni duhet të jetë i lirë dhe pa asnjë presion

Von der Leyen vë në pikëpyetje besimin e Evropës në rendin e bazuar në rregulla

March 9, 2026

GJKKO pranon kërkesën e Veliajt, vendos t’i vërë në dispozicion të gjitha aktet hetimore

March 9, 2026
“Ku ndryshojmë nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës

“Ku ndryshojmë nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës

March 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

March 9, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban, HRW ngre alarmin për efektet e tmerrshme

Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban, HRW ngre alarmin për efektet e tmerrshme

March 9, 2026
Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

March 9, 2026

Rama: I dimë me emra ata që po e luftojnë projektin e “Porto Romanos”. S’kam plan B veç BE-së

March 9, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Do ndërtojmë rreth 530 km hekurudhë”, Rama: Balluku bëri ndryshime epokale në infrastrukturë

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In