• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Forbes”: Shqipëria, magneti i fundit i Kinës

by Aalison Pearse Stevens
15/06/2016 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Babagjyshi kinez po vjen në Shqipëri! Për mirë apo për keq, kompanitë kineze kanë zëvendësuar partnerët tradicionalë evropianë investues, si Italia dhe Turqia dhe po ndihmojnë në zhvillimin e vendit në nevojë urgjente për modernizim”.

Kështu shkruan prestigjiozja “Forbes” në një shkrim që analizon marrëdhëniet e Shqipërisë me ekonominë e dytë më të madhe në botë, Kinën. “Shqipëria po bëhet magneti i fundit i Kinës” titullohet artikulli i Kenneth Rapoza, i cili shkruan se rritja e investimeve kineze do ta ndihmojë vendin tonë të kalojë nga statusi kandidat në një anëtar me të drejta të plota në BE.

“Por si në çdo rast, kur ekonomia numër 2 në botë troket, kinezët po përpiqen të sjellin qindra persona staf e personel në vendin tonë dhe kjo parë në kontekstin që shumica e kompanive investuese në asete strategjike janë shtetërore, krijon le të themi një habi në sallat e pushtetit në të gjithë Evropën, veçanërisht në Bruksel. Disa prej politikanëve kryesorë në Shqipëri janë të shqetësuar për faktin se investimet kineze në të shumtën e rasteve kanë qëllim ekspansionin e saj në tregun e huaj dhe kjo është veçanërisht shqetësuese në rastin e Shqipërisë me shkallë papunësie 17.1% dhe ku vendet e punës janë të nevojshme”, shkruan “Forbes”.

Tani për tani, Kina është bërë një partner kryesor tregtar për Shqipërinë, një shtet, i vogël malor në Ballkan me dalje në detin Adriatik. Investimet kineze janë relativisht të reja atje, kështu që për kompaninë e naftës si Geo-Jade, kjo është një botë krejt e re.

“Kina është një partner i rëndësishëm ekonomik në Shqipëri, por ne kemi nevojë të sigurojmë që jemi duke arritur një marrëveshje të drejtë që gjeneron rritje ekonomike dhe krijon më shumë vende pune këtu në Shqipëri, për shqiptarët”, thotë Ilir Meta, kryetari i Parlamentit që nga viti 2013, në një prononcim për “Forbes”.

Po përse Kina është e interesuar në një vend të vogël me të ardhura të ulëta mesatare dhe me një popullsi më shumë se 3 milionë, duke përfshirë diasporën e  madhe?

Më 6 qershor, qeveria shqiptare u tregua e gatshme të nënshkruajë një marrëveshje me Kinën për të ndërtuar 16 milje rrugë me vlerë 200 milionë euro për lidhje me Maqedoninë fqinje. I ashtuquajturi Projekti i Rrugës së Arbrit është ndërtuar pjesërisht nga shqiptarët, por pjesë të tij është ende një rrugë me kalldrëm me gurë që daton që nga Perandoria Romake, ndërsa shumica e rrugës është  e shkatërruar, pengon transportin efikas dhe duhet të shndërrohet në një autostradë moderne. Kinezët do të krijojnë një rrugë të rëndësishme të transportit për tregtinë e Shqipërisë.

“Forbes” jep detaje edhe për të drejtat që kompania kineze Geo-Jade Petroleum ka blerë në dy fusha të naftës shqiptare, veçanërisht atë të Patos-Marinzës që është fusha më e madhe e naftës në Evropë.

Një tjetër menaxhim i ndërmarrë nga Kina në Shqipëri është ai i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Grupi “Everbright”, i cili bleu të drejtën e menaxhimit të aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, synon ta kthejë Shqipërinë në një qendër logjistike për të transportuar mallrat kineze.

Brenda katër muajve të parë të vitit 2016, Kina është bërë partneri i dytë më i madh tregtar për Shqipërinë. Në mars, ajo përbënte 7.7% të eksporteve nga 6.3% vitin e kaluar, duke tejkaluar partnerët e vjetër në kohë Greqinë dhe Turqinë, si dhe fqinjët.

Sipas “Santander Bank”, investimet e huaja direkte në Shqipëri tani llogariten 50% të Produktit të Brendshëm Bruto. “Dashuria e re” e Kinës për Shqipërinë, është një burim vital i kapitalit të huaj, shkruan “Forbes”.

ma.me

Next Post

Mesazhi i Ramës për kuqezinjtë: Asgjë s’është e pamundur, jemi me ju cilido qoftë rezultati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Çdo biznes do të ofrojë pagesa elektronike, investime të reja në arsim dhe infrastrukturë

Rama: Çdo biznes do të ofrojë pagesa elektronike, investime të reja në arsim dhe infrastrukturë

December 30, 2025
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në Lezhë, Policia jep detajet e para

December 30, 2025
“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

December 30, 2025
Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

December 30, 2025
Gurë të çmuar dhe sende të vjedhura me vlerë 1 milion euro, 4 të arrestuar në Milano, mes tyre 2 shqiptarë

Gurë të çmuar dhe sende të vjedhura me vlerë 1 milion euro, 4 të arrestuar në Milano, mes tyre 2 shqiptarë

December 30, 2025
Mbledhja e grupit të PS-së, Balla: Ne do ta zgjedhim Avokatin e Popullit, me ose pa opozitën!

Balla jep lajmin e trishtë, ndahet nga jeta ish-zv.Kryeministri socialist

December 30, 2025
Krishtlindja kthehet në tragjedi, nënë e bijë ndërrojnë jetë nga helmimi pas një darke familjare në Itali

Krishtlindja kthehet në tragjedi, nënë e bijë ndërrojnë jetë nga helmimi pas një darke familjare në Itali

December 30, 2025
Furnizimi me ujë në Vlorë, UK apel qytetarëve: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim

Furnizimi me ujë në Vlorë, UK apel qytetarëve: Në 48 orët e para mos e përdorni për konsum dhe gatim

December 30, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Përgjimet dhe dëshmitë, si ushqim për gjyqin popullor

December 30, 2025
“Lajme të mira për dashurinë”, Horoskopi për ditën e sotme, 23 prill 2024

Horoskopi / Surpriza, vendime të fshehta dhe emocione që ndryshojnë rrjedhën e jetës

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com