• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Forbes: Shqipëria, e 109-ta në treguesin e barrës së taksave

by A R
04/01/2016 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forbes e rendit Shqipërinë në vendin e 109 në treguesin e barrës së taksave, nga 144 shtete. Por, me 24-25% të PBB-së, vendi ynë ka të ardhurat më të ulëta nga taksat në rajon….

Shqipëria renditet ndër vendet që kanë barrën më të lartë të taksave në rajon, në raportin e fundit të Forbes, “Vendet më të mira për të bërë biznes”, ku Shqipëria në total ishte në pozicionin e 69.

Në treguesin specifik të barrës së taksave Forbes e rendit Shqipërinë në vendin e 109, nga 144 shtete (sa më poshtë në renditje, aq më e lartë barra e taksave). Më mirë paraqtet Maqedonia, e cila është e shtata në botë për barrën e taksave. Listën e vijojnë Koacia (34), Rumania (50), Mali i Zi (55), Bullgaria (72). Më keq se Shqipëria janë Serbia, që është një vend më poshtë (110) dhe Bosnjë Hercegovina, që është e fundit në rajon, në vendin e 119.

Por, ndërsa Serbia dhe Bosnja e “justifikojnë” barrën e lartë të taksave, duke sjellë më shumë të ardhura në buxhet, Shqipëria ka rendimentin më të ulët në rajon. Me 24-25% të të ardhurave nga taksat në raport me prodhimin e përgjithshëm (PBB), Shqipëria është 10 pikë përqindjeje më poshtë se mesatarja rajonale dhe ajo e vendeve të BE-së (rreth 35%, sipas Eurostat) dhe për më tepër mbledh më pak para në buxhet edhe se Maqedonia, që ka barrën më të ulët në rajon (kjo e fundit e ka këtë tregues 28-29% të PBB-së). Bosnja dhe Serbia mbledhin përkatësisht 44% dhe 35-36% të PBB-së, sipas të dhënave krahasuese të publikuara nga FMN (shih grafikun).

Sipas të dhënave krahasuese të nivelit të taksave nga Banka Botërore, Shqipëria dhe Serbia kanë nivelin më të lartë të TVSH-së, në 20%. Në Maqedoni, niveli më i lartë i TVSH-së është 18%, ndërkohë që vendi ka dhë një TVSH të reduktuar prej 5% për produkte ushqimore, produkte mjekësore, makineri bujqësore, publikime, shitja e parë e ndërtesave dhe apartamenteve si dhe transporti dhe akomodimi. Mali i Zi e ka TVSH-në 19%, Bosnja 17% dhe Kosova në nivelin më të ulët prej 16%.

Serbia dhe Shqipëria kanë nivelin më të lartë të taksës mbi korporatat në 15%. Mali i Zi ka aktualisht nivelin më të ulët të kësaj takse në rajon, në 9%, ndërsa Maqedonia, Kosova dhe Bosnja e kanë atë në 10%.

Shqipëria, së bashku me Serbinë renditen ndër vendet që kanë nivelin më të lartë të kontributeve të sigurimeve shoqërore të paguara nga punëdhënësi në 15% dhe 17.9% përkatësisht. Maqedonia e ka të gjithë barrën të transferuar te punëmarrësi, në nivelin e 27%. Edhe Mali i Zi ndjek të njëjtën logjikë, ku kontributet e paguara nga punëdhënësi janë vetëm 5% dhe ato të punëmarrësit 24%. Edhe në Bosnjë, punëdhënësi paguan 10.5% dhe punëmarrësi 31%. Nivelin më të ulët të kontributeve e ka Kosova me 5% punëdhënësi dhe po aq punëmarrësi (shih tabelën në fund).

Dy vitet e fundit, ndonëse barra e taksave është rritur në Shqipëri (tatim fitimi nga 10 në 15% nga 1 janari 2014 dhe ai mbi dividendin dhe të ardhurat e tjera nga 10 në 15% nga 1 janari 2015, plus rritja e taksës së qarkullimit dhe akcizës mbi disa produkte), kjo nuk ka arritur të sjellë më shumë të arhdura në buxhet, sidomos në 2015, ku rritja reale e të ardhurave për 11 mujorin (duke hequr inflacionin dhe rritjen ekonomike) ishte afër zeros.

Treguesi i barrës së taksave në vendet e rajonit, sipas Forbes (renditja nga 144 vende)

Maqedonia 7

Kroacia 34

Rumania 50

Mali i Zi 55

Bulgaria 72

Shqipëria 109

Serbia 110

Bosnjë Hercegovina 119

MONITOR

Next Post

Publikimi online i ditarit të Ana Frankut nxit mosmarrëveshje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In