• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

”FoodLand”, festivali i ushqimit të shëndetshëm për konsumatorët e vegjël

by A R
17/03/2023 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Perime që kërcejnë, pemë frutore argëtuese dhe një libër me receta të shëndetshme për shefa të vegjël. Këto janë disa nga detajet e festivalit tre ditor “FoodLand”, i cili po zhvillohet nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pjesë e bashkisë Tiranë, në zonën e Parkut të Liqenit.

Festivali i dedikohet fëmijëve me qëllim ndërgjegjësimin e konsumatorit të vogël, mbi mësimin e zakoneve të mira të ushqimit. Për këtë arsye pjesëmarrës janë fëmijë të moshës 5, 6 dhe 7 vjeç, të cilët, jo vetëm u argëtuan me lojëra zbavitëse, por morën pjesë dhe në konkursin e gatimit.

Përmes ndihmës së nutricionistes Dhurata Thanasi, mësuan mbi ushqimet e shëndetshme, por edhe si të “fshehin” shijshëm ato produkte që shpesh herë vogëlushët si kanë shumë qejf.

“Edukimi jo vetëm për t’u ushqyer shëndetshëm, por edhe jeta aktive përmes sportit, është në fokusin e vijueshëm të fushatave ndërgjegjësuese që ka Bashkia e Tiranës. Ky festival është vetëm një nga dhjetëra të tillë që këtë vit i përkushtohen këtij qëllimi”, tha Andi Seferi, nënkryetar i BT.

“Në kuadër të Ditës Botërore të Konsumatorit po organizojmë këtë festival, i cili synon ndërgjegjësimin e konsumatorit të së ardhmes”, u shpreh Laura Deliu, Drejtore e Përgjithshme e AMK-së.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj ka edhe një ftesë të hapur për gjithë prindërit dhe fëmijët.

“Mirëmëngjesi nga “FoodLand Fest”! Një festival që i dedikohet konsumatorëve të vegjël dhe rëndësisë së mësimit me zakonet e shëndetshme, si ushqimi dhe sporti”, shkruan Veliaj.

“FoodLand Fest” po organizohet tek Amfiteatri i Liqenit, në datat 16, 17 dhe 18 Mars duke ftuar çdo vogëlush të bëhet pjesë e lojërave kreative mbi ushqimin e shëndetshëm.

/a.r

Next Post
Eksperti zbulon strategjinë e pamëshirshme të Forcave Speciale ruse

Eksperti zbulon strategjinë e pamëshirshme të Forcave Speciale ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

March 29, 2026
SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

March 29, 2026
Pandemia rrit “dembelizmin”/ Kush janë qytetarët që përtojnë më shumë të punojnë. Rekordin e mbajti…

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët!

March 29, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta

March 29, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In