Fondi për Komunitetin, Veliaj: Mund të vendosësh ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga bashkia

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që të aplikojnë në Fondin e Komunitetit përmes të cilit mund të vendosësh edhe një ashensor të ri në pallatin ku banon. Ai shkruan se për të moshuarit dhe pensionistët projektet financohen 100% nga bashkia.

Postimi i plotë:

“A e dije se duke aplikuar në Fondin e Komunitetit mund të vendosësh edhe një ashensor të ri në pallatin ku banon? Për të moshuarit dhe pensionistët projektet financohen 100% nga Bashkia e Tiranës.  Ndiqe videon dhe mëso më shumë”, shkruan Veliaj.

Qëllimi i Fondit të Komunitetit është të nxisë bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve dhe Bashkisë Tiranë për përmirësimin e ambienteve të përbashkëta në ndërtesat në bashkëpronësi, përmes një skeme bashkëfinancimi. Me anë të këtij investimi të përbashkët arrihet që të rritet edhe vlera e pronës.

Next Post

Comments 1

  1. Xxx says:

    Fjale…ne në pallatin tonë në Selite na ka dalë leja e ndërtimit për ashensorin dhe ka 3 vjet që bashkia nuk po na bën financimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com