• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fondi për Komunitetin”, rikonstruktohet pallati i shtatë në Tiranë

by A R
17/06/2018 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisma për “Fondin e Komunitetit” është dyfishuar këtë vit dhe është bërë e mundur të rikonstruktohet pallati i shtatë në kryeqytet në rrugën “Njazi Meka” në njësinë 4 në Tiranë, deklaruar sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS-së, Sadri Abazi, inspektuan një pallat para-fabrikat në rrugën “Njazi Meka” në njësinë 4, i cili u rikonstruktua nga komuniteti i banorëve, në bashkëpunim me bashkinë.

“Në një tjetër bllok pallatesh në njësinë 4, e cila është zhvilluar shumë vitet e fundit,  u gjet mirëkuptimi mes banorëve dhe bashkëpunuan për të rregulluar ndërtesat para-fabrikate, që fusnin brenda ç’sillte moti jashtë. Sot pallatet janë veshur me kapotë, gjysmën banorët, gjysmën Fondi i Komunitetit”, tha Veliaj, teksa shtoi se ky është pallati i shtatë i cili përfiton nga projekti i Bashkisë së Tiranës.

Më tej Veliaj shtoi se “një te Libri Universitar, një te Komuna e Parisit, një te Njësia 4, që do të thotë se kur komuniteti bëhet bashkë, bashkia përgjigjet. Mund të jetë një cep i Tiranës ose një tjetër, mund të jetë brenda unazës ose jashtë, pallatet të reja ose të vjetra. Fakti që këto projekte janë shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në gjithë bashkinë, do të thotë se ku ka bashkëpunim, ne do përgjigjemi”.

Veliaj nënvizoi se përmirësimi i infrastrukturës ka sjellë edhe rritje të vlerës së pronës për qytetarët.

“Automatikisht ulet 1/3 e shpenzimeve të energjisë elektrike. Është një shpenzim që lan veten sepse të kursen faturën. Jo vetëm kaq, por shtohet vlera e pallatit. Mjafton të krahasosh një pallat para-fabrikat të paprekur, me një pallat para-fabrikat të sapoveshur me kapotë; edhe estetikisht rritet vlera e pronës. Është i njëjti pallat, por ama, vetëm fakti që duket ndryshe, dhe ka këto shpenzime të kursyera, e bën një pallat më të vlefshëm”, shtoi ai.

Kryebashkiaku theksoi se është e domosdoshme që pallatet të zgjedhin kryesitë dhe administratorët e tyre.

“Nëse kemi bashkëpunim, pra fillimisht të zgjedhim administratorët, siç kanë bërë këto pallate, mund të bëjmë bashkë gjëra që më përpara nuk mund të bëheshin. Arsyeja pse bashkia e ofron këtë mundësi është që të nxisë komunitetet të bashkëpunojnë. Ajo që u propozojmë banorëve, edhe të lagjeve të tjera, është që të bëhen bashkë dhe administratori të vijë të aplikojë. Këtë vit i kemi dyfishuar fondet, do të thotë që mund të bëjmë dy herë më shumë pallate”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa, deputeti i PS-së, Sadri Abazi, vlerësoi angazhimin e kryebashkiakut Veliaj për kthimin e Tiranës në një kantier ndërtimi në shërbim të qytetarëve. /b.d

Next Post
VIDEO / Kapet krijesa që po çmend Kinën, askush nuk e kupton dot se çfarë është

VIDEO / Kapet krijesa që po çmend Kinën, askush nuk e kupton dot se çfarë është

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In