• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fondet e KQZ për partitë / PS merr pjesën ‘e luanit’, Alibeaj mbi 1 miliard lekë, Berisha mbetet me ‘gisht në gojë’

by A R
12/04/2023 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si forca që mori numrin më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare, Partia Socialiste përfiton pjesën më të madhe të ‘tortës financiare për vitin 2023’. Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, selia rozë përfiton rreth 151.5 milionë lekë.

Partia Demokratike arkën e së cilës aktualisht e menaxhojnë Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, merr mbi 104 milionë lekë. Berisha mban vetëm ‘Shqup-in’, paratë shkojnë te Selia e re përballë Gjykatës Kushtetuese.

Por teksa ndryshe nga aleatët e tyre demokratë, çështjet e drejtimit i kanë të zgjidhura, arka e ish LSI, tashmë Partia e Lirisë do të jetë më e shfryrë, për shkak se në zgjedhjet parlamentare të 2021 mori më pak vota se në 2017. Për  2023, Partia Lirisë përfiton vetëm 15.577 mijë lekë.

Janë në total 11 parti që përfitojnë nga fondi vjetor prej 345.6 milionë lekësh, mes të cilave edhe “Nisma Thurje” e vetmja forcë politike që në zgjedhjet e 25 prillit 2021 nuk siguroi dot një mandat deputeti.

 “KQZ merr në referimin fotografinë e parë të konfigurimit të kuvendit të Shqipërisë pavarësisht se gjatë legjislaturës konfigurimi i partive politike në kuvend mund të ndryshojë, por në interpretim korrektë të ligjit duhet t’i qëndrohet rezultatit të dalë nga zgjedhjet të përkthyer në numër mandatesh”, tha Celibashi në mbledhjen e sotme.

Viti zgjedhor I jep atyre mundësinë të përfitojnë para edhe për fushatën elektorale për bashkitë, përfshirë edhe PD, të cilën bojkoti i zgjedhjeve të 2019 nuk do ta penalizojë për paratë.

Fondet vjetore që u shpërndahen Partive politike

Fondi prej 345 600 000 (treqind e dyzet e pesë milion e gjashtëqind mijë) lekë, nga buxheti i shtetit, u shpërnda si më poshtë vijon:

1.            Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 151.494.783 lekë

2.            Partia Demokratike (PD) 103.926.170 lekë

3.            Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 9.753.658 lekë

4.            Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) 8.018.647 lekë

5.            Partia Republikane Shqiptare (PR) 13.223.679 lekë

6.            Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA) 8.018.647 lekë

7.            Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) 8.018.647 lekë

8.            Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) 8.018.647 lekë

9.            Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) (Partia e Lirisë) 15.577.215 lekë

10.          Partia Social Demokrate (PSD) 12.266.269 lekë

11.          Partia Nisma Thurje (NTH) 6.283.636 lekë

Fondet vjetore nuk do të jenë të vetmet që do të përfitojnë palët politike.  Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën fondin prej 100 milionë lekësh për financimin e partive politike në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Në zgjedhjet vendore të 2019, fondi ishte 65 milionë lekë, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të 2021 ka qenë 130 milionë lekë. Fondi do të do të llogaritet sipas rezultatit të zgjedhjeve të 2015-s, kjo për shkak të një neni kalimtar në Kod Zgjedhor, i cili detyron llogaritjen në bazë të këtyre zgjedhjeve, ndërkohë që normalisht do të duhej të ishte llogaritur vota e zgjedhjeve pararendëse të të njëjtit lloj.

/a.r

Next Post
Humbi të birin nga overdoza, Arjeta Musliu: Në emër të tij po bëhet çdo ditë nga një mrekulli

Humbi të birin nga overdoza, Arjeta Musliu: Në emër të tij po bëhet çdo ditë nga një mrekulli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In