• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fondet e fshehta të huaja në Shqipëri dhe retorika anti-greke

by Panajot Barka
22/10/2018 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof.asoc. Panajot Barka

“Skandali” i financimit të mediave dhe gazetarëve shqiptarë, apo dhe të Kishës Ortodokse nga fondet e fshehta të Ministrisë së Jashtme greke, në rastin më të mirë përbën treguesin e qartë se në Shqipëri interesimi për të patur me Greqinë nje realitet marrëdhëniesh të acaruara është sfidues.

Së pari, për “skandali” përbën lajm fakti i publikimit. Pra përbën një realitet të njohur që nga lashtësia në marrëdhënje dypaleshe dhe shumëpaleshe. Në këtë kuptim edhe në Shqipëri, ashtu si në Greqi, Itali, Turqi, akoma dhe në SHBA, Rusi, Kinë etj derdhen para të kësaj natyre nga vende apo institucione të tjera të huaja që duan të përmirësojnë apo të risin ndikimin e tyre me forma nga më rezultative për ta. Kuptohet që një nga kanalet më të preferuara e zenë medjat. Ky reralitet dhe ky qellim nënkupton dhe paratë e shumta që rrjedhin nga Shqipëria, drejt Greqisë e që me kalimin e kohës janë më të prekshme (sidomos në sektorë më të qenësishëm se medjat).

Së dyti, çuditërisht parët e ardhura nga Greqia “nga fondet e fshehta të Ministrisë së Jashtme greke” (institucion zyrtar shtetëror) u ngjajnë arrave që bëjnë zhurmë në enën e bakërt që ushqen ndjenjën e nacionalizmin në formën antihelenizmit në Shqipëri. Ndërsa po e njëjta formë parash që vijnë në Shqipëri nga Turqia, vendet arabe, Italia, SHBA etj u ngjajnë fiqve, që nuk bëjnë zhurmë. Nuk bëjnë zhurmë dhe as provokojnë thirrje patriotike apo për rreziqe përmanente për integritetin e shqiptarëve paratë që vijnë nga organizata terroriste, ato që financojnë ekstremizmin fetar, armiqësinë me fqinjët etj. Në Shqipëri përbën sekret publik financimi i medjave të njohura në vend, i politikaneve, i ministrave, i universiteteve private, i sekteve fetare nga shtete të ndryshme apo dhe nga organizata të dyshimta dhe ato gëzojnë paprekshmeri absolute dhe respekt maksimal. Dëgjohen prej tyre teza dhe thirrje që venë në dyshim fontamentin e historisë së popullit shqiptar dhe po këto klane bertitngrenës i kanë kardhashë e vellamër!

Së treti, zhurma nacionaliste në Shqipëri për financimet greke të kësaj forme, nuk duhet lidhur me publikimin e këtij fakti, pasi në një menyrë apo një tjetër përbën, thamë, fenomen të njohur. Publikimi në përgjithësi (pa emra konkrete) i këtyre financimeve ishte pasojë e demokracisë pa kufi që manifestohet shpesh në Greqi, e cila kursesi nuk mund të justifikojë luftën dhe përplasjet e brendshme në qeverinë greke. Fakti që u publikuan financimet që lidhen me dy fronte të angazhimeve më të mëdha personale të ish ministrit të Jashtëm (Shqipërisë dhe ish R J të Maqedonisë) të konsideruara për të të suksesshme, e vërteton këtë kongluzion.

Nga ana e vet zhurma patriotike në Shqipëri mirret kryesisht me faktin e publikimt në Greqi të këtyre të dhenave dhe jo me kërkesën për emrat apo subjektet kongrete përfituese në Shqipëri dhe si u përdorën ato. (Ashtu si në Greqi nuk bëhet fjalë se sa justifikuan qëllimin për të cilin u dhanë këto para, por mirren me faktin që pse u dhanë). Askund dhe prej askujt në Shqipëri nuk thuhet qoftë edhe një gjysëm fakt se si këto financime greke dëmtuan interesat e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar! (Ndërkohë që ka me dhjetra fakte të tjera se si interesat e të tretëve e kanë marrë shpesh peng fatin e popullit shqiptar.)

Pra, mjegulla përbën mundësinë më të mirë për një zhurmë patriotike sipas efektit të iluzionit optik dhe jo reralitetit konkret. Vetpërmbajtjen për të mos kërkuar apo publikuar emra konkrete, kuptohet, lidhet me faktin se një gjë e tillë do të shkaktonte një reaksion zinxhirë pa kufi akuzash e kunderakuzash nga ku do të rezultonin fole të shumta të bëra pis nga financime të fshehta të vendeve dhe

organizatave të ndryshme. Pavarësisht se pati nga ata që për të mbuluar vetën si konsumatorë të mëdhenj të fondeve të tilla veprojnë sipas fjalës së urtë që hajduti bërtet kapeni hajdutin

Së katërti. Mjegulla për të cilin flasim ka edhe një qëllim tjetër më të rrezikshëm. Duke u nisur nga imazhi i krijuar në Shqipëri lidhur me fonde të fshehta, para të pista, para që ushqejnë krimin etj dhe roli apo qëllimi i tyre, bërtitngrenësit e tyre duan të justifikojnë ose t’i japin “një argument të fortë” nacionalizmit të tyre të identifikuar si antihelenizëm. Ata kërkojnë të abuzojnë me paqartësinë e opinionit publik shqiptar, ose të intokrinuar nga sistemi komunist, për të indentifikuar tani shtetin grek (dhe jo sillogjet apo organizatat ekstremiste) me idetë aneksioniste ndaj Shqipërisë sipas modelit hoxhist.

Së pesti. Bërtingrenisit e financimeve të fshehta të huaja ngatërrojnë qëllimisht destinacionin e këtyre financimeve greke me ato të burimeve të tjera. Siç pohojnë dhe vet kundërshtuesit e financimeve “të fshehta” greke, qëllimi i tyre është përmirësimi i imazhit të Greqisë në Shqipëri. Kjo, aq sa është e vërtetë, aq është dhe e pranueshme dhe e ndërshme. Ky pohim zbulon nga ana tjetër faktin se dikush po financon struktura të ndryshme në Shqipëri për të prishur imazhin e Greqisë këtu. Të tretë paguajnë si për të forcuar praninë e tyre të paqenë në Shqipëri, ashtu dhe për të menjanuar dhe shkëputur marrëdhëniet diakronike kulturore midis dy popujve, shqiptarë dhe grekë. (Kush po e varferon dhe i prish identitetin monumenenteve kulturore në jug të vendit?) Paguajnë për mosarritje marrëdhëniesh të interesit strategjikë midis dy vendeve, (flet qartë lufta epike e politizimit nacionalist për marrëveshjen e detit). Paguajnë që të mbahet në këmbë një histori e shtrembëruar midis dy popujve. Paguajnë që të pengojnë integrimin e emigranteve shqiptarë në shoqërinë greke, paguajnë që të mbahen në këmbë histori nacionaliste të paqena….!

Në këtë ngatërresë të qëllimshme bërtingrenësit e financimeve të fshehta nuk arrijnë të venë re (nuk i lenë, ndoshta se janë pjesë e tyre) përmasat e financimeve të “fshehta” të tjerëve në krahasim me ato greke. Janë si bualli me milingonën. Dhe këtu qëndron paradoksi tjetër. Frika e buallit!!

Së gjashti. Mendoj se një e drejtë që u takon kritikuesve në Greqi të përdorimit të fondeve të fshehta të Ministrisë së Puneve të Jashtme të Greqisë, është fakti i efektivitetit të tyre në Shqipëri. Ka abuzim dhe korrupsion, apo frikë dhe ngurim përballë antihelenizmit ekstrem në medja dhe opinion publik të kultivuar nga bërtitngrenësit e fondeve nga kanale të fshehta?!

Eshtë një fakt që flet shumë. Imazhi i Greqisë dhe i helemnizmit në sistemin medjatik, bibliografik dhe të rjetëve sociale, në mos është me shpatulla prej muri, është i mënjanuar, ndërkohë që ka një imazh tjetër, atë që ngrenë përditë kondaktet dhe marrëdhëniet e sotme njerëzore dhe historia midis dy popujve.

Çfarë do të ndodhte nëse shtohet dhe në këto struktura kondaktet në muzikë, në arte, në letërsi, midis dy popujve. Përse nuk përkrahen iniciatorët në këtë drejtim nga të dy anët? Çfarë do të ndodhte nëse do të kishim më shumë informacion pozitiv nga Greqia në të cilën banon një e treta e popullsisë aktive të Shqipërisë? A nuk do të ishte kjo një mundësi për integrimin e tyre më të mirë në shqoqërinë greke dhe një mundësi me shumë për të ruajtur identitetin e tyre atje?

Nëse pranohet p.sh akuza se kisha ortodokse shqiptare financohet edhe nga Greqia, a nuk duhet duhet falenderuar populli grek se kontribuon për ngritjen e të gjithë infrastrukturës së kësaj kishe që nga themelet, si kishë e re ortodokse shqiptare, ndërkohë që trashëgimia fetare ortodoksenë vend që mban vulën greke lëjohet të shkatërrohet?

Përse nuk mbahet i njëjti qëndrim armiqësor edhe ndaj investimit të Ankarasë për xhaminë më të madhe në Ballkan në qëndër të Tiranës, apo për qindra xhami të tjera anëkand vendit, apo për investimet e Vatikanit për kishën katolike?!

Shkruar për TemA

Next Post
Nuk ka datë për vazhdimin e dialogut, procesi mbetet i ‘ngrirë’

Nuk ka datë për vazhdimin e dialogut, procesi mbetet i ‘ngrirë’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Riparohet defekti i tubacionit, nis furnizimin i Vlorës me ujë pas pesë ditësh ndërprerje

Riparohet defekti i tubacionit, nis furnizimin i Vlorës me ujë pas pesë ditësh ndërprerje

December 30, 2025
Pekini qëllon raketa gjatë stërvitjes rreth Tajvanit, 130 avionë pranë ishullit

Pekini qëllon raketa gjatë stërvitjes rreth Tajvanit, 130 avionë pranë ishullit

December 30, 2025
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Situata ligjore e kryetarit Veliaj ndikon, por shërbimet e bashkisë nuk ndalojnë

December 30, 2025
Dita do të jetë me vranësira kalimtare dhe temperatura të ftohta

Dita do të jetë me vranësira kalimtare dhe temperatura të ftohta

December 30, 2025
Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com