• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fondacioni Vodafone Albania financon rehabilitimin e shkollave të prekura nga tërmeti në Durrës

by Java News
08/10/2019 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vodafone Albania i përgjigjet emergjencës humanitare të shkaktuar nga tërmeti, që goditi Shqipërinë qëndrore, dy javë më parë. Pas vlerësimit të dëmeve, Vodafone Albania dhe Fondacioni i saj vendosën të dhurojnë 50.000 Euro për rehabilititimit e 3 shkollave në Durrës, projekt i cili do të realizohet nga World Vision Albania.

Shkolla 9 vjeçare “Neim Babameto” në Spitallë, Shkolla 9 vjeçare “Hasan Koçi” në Shkozet, dhe Shkolla 9-vjeçare “Shkolla e Re”, në zonën e Kënetës, u dëmtuan ndjeshëm nga lëkundjet që tronditën Tiranën dhe Durrësin, gjatë muajit të kaluar. Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris, Drejtoresha e World Vision Albania znj. Eljona Elmazi, vizituan shkollat të hënën, ku verifikuan nga afër dëmet dhe domosdoshmërinë e ndërhyrjes.

Pas vizitave në terren, përfaqësuesit e Vodafone dhe World Vision u pritën në një takim edhe nga Kryetarja e Bashkisë Durrës, znj. Valbona Sako e cila shprehu mirënjohje për mbështetjen.

“Ne e vlerësojmë sinqerisht angazhimin e Vodafone dhe World Vision për të vepruar në një moment të vështirë për qytetin tonë. Tërmetet janë ndodhi natyrore që nuk i zgjedhim por ndodhin, dhe njerëzit që u prekën prej tërmetit të ditëve më parë, kanë nevoja, dhe sëbashku mund t’i ndihmojmë” – tha Znj. Sako, Kryetarja e Bashkise Durrës ,

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone, z. Achilleas Kanaris deklaroi, “Në momente të tilla, nevoja për të ndërhyrë dhe për të dhënë një kontribut të çdo lloji, ka qënë dhe mbetet prioritet për kompaninë tonë. E vërtetë që fatkeqësitë natyrore janë jashtë mundësive tona për t’i parandaluar, por ne mund të mundësojmë që pasojat që ato lënë pas, të korigjohen sa më shpejt dhe fëmijët të mos humbin asnjë ditë larg bankave të shkollës. Të mësuarit është e vetmja gjë për të cilën duhet të mendojnë fëmijët, të tjerat na takojnë ne”.

“Partneriteti mes institucioneve shtetërore, bizneseve dhe organizatave të shoqërisë civile është thelbësor për të përmirësuar jetën e femijëve dhe ofrimit të shërbimeve të nevojshme dhe cilësore për ta,”- u shpreh znj. Eljona Boçe Elmazi, drejtoresha e World Vision për Shqipërinë dhe Kosovën.

Vodafone Albania dhe fondacioni i saj kanë një histori të gjatë kontributi shoqëror në vend. Përgjatë viteve, përveç investimeve në sektorin e telekomunikacionit, Vodafone gjithmonë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë emergjencave civile, duke u përpjekur të ofrojë ndihmën e saj në komunikim, financim dhe madje edhe burime njerëzore. /l.m

Next Post
Kocijançiç tregon për çfarë diskutojnë Kosova dhe Serbia në Bruksel

Reforma Zgjedhore/ BE thirrje partive politike: Uluni në dialog konstruktiv, është test i rëndësishëm për vendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In