• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fondacioni i Michael Jackson ka borxh 9,4 milionë dollarë

by Java News
27/07/2017 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondacioni që menaxhon pasurinë e Michael Jackson i detyrohet Quincy Jones, producentit historikë të yllit pop, 9,4 milionë dollarë për “Billie Jean”, “Thriller” dhe arritjet e tjera të mëdha të “Mbretit të Pop”. Vendimin e mori gjykata e Los Anxhelos, në referencë të mospagesës së të drejtave të Jones për të përdorur muzikën e prodhuar nga ai në filmin “This Is It” dhe dy shfaqjet e Cirque du Soleil, shkruan Tgcom 24, transmeton atsh.

Sipas avokatit Jones, klienti i tij kishte të drejtë për rreth 30 milionë dollarë, ndërsa fondacioni që menaxhon pasurinë financiare të Jackson donte t’i jepte 392 mijë.

Arsyeja për kundërshtimin u përfaqësua nga dy kontratat e nënshkruara nga Jackson dhe Jones në vitin 1978 dhe 1985, që përfshinin, ndër të tjera, se producenti i “Mbretit të Pop-it” kishte një pjesë të të ardhurave neto të çdo prodhimi video (videoshoë) të këngëve të realizuara prej tij.

Në këtë pikë, fondacioni që përfaqëson Jackson nënvizonte se për videoshoë kuptohej vetëm për videoklipet e këngëve , jo filma dokumentarë ( pikërisht si “This Is It”), por gjykata e Los Angeles kishte mendim të kundërt.

“Padia nuk ishte kundër Michael, por për të mbrojtur integritetin e punën që kemi bërë së bashku. Edhe pse shuma nuk është ajo që unë doja i jam mirënjohës jurisë që votoi në favorin tim. Unë e konsideroj këtë jo vetëm një fitore personale, por një fitore për të drejtat e artistëve “, theksoi Jones.

Super-fitimet e yjeve që kanë ndërruar jetë – “Mbreti i Pop-it” , tetë vjet pas vdekjes së tij në 25 qershor 2009, është ai që “fiton” më shumë në mesin e artistëve të vdekur.

Forbes, në vitin 2016, ka përpiluar një klasifikim dhe në krye të kësaj liste renditet për të katërtin vit radhazi pikërisht Michael Jackson, pasi perandoria e tij muzikore mbetet një fuqi e vërtetë e biznesit botëror.

Pas këngëtarit, është karikaturisti i njohur Charles Schulz dhe lojtari i golfit Arnold Palmer; nuk mungojnë gjithashtu Elvis Presley, Prince, Bob Marley dhe John Lennon. (b.an)

Next Post
Çfarë po paralajmëron Patozi? Edhe në 2013-ën zgjedhjet në PD…

Askush nuk e ka gëzuar manipulimin e votës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e lindjes zbulon si do të jetë muaji mars për ty!

Dita e lindjes zbulon si do të jetë muaji mars për ty!

February 24, 2026
Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

February 24, 2026
Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

February 24, 2026
Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

February 24, 2026
Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

February 24, 2026
Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

February 24, 2026
Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

February 24, 2026
Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

February 24, 2026
Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

February 24, 2026
Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In