Në një studim të publikuar nga fondacioni grek “Eliamep”, Dimitris A. Moschopoulos propozon thelbin e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi. Aty theksohet se marrëveshja duhet të përmbajë pranimin që Serbia nuk e posedon shtetësinë e Kosovës.
Por kërkon që Kosova ta avancojë autonominë për “trashëgiminë fetare dhe kulturore serbe” përtej asaj çfarë ofron Plani Ahtisaari.
Propozon status “të veçantë” (Eksepsional), shkruan Koha Ditore. Shprehja “eksepsional” ka kuptimin e përjashtimit total nga juridiksioni vendor të një institucioni, objekti apo personi.
Moschopoulos ka shkruar se propozimi nuk duhet të interpretohet në asnjë mënyrë sikur nënkupton ndonjë lloj eksterritorialiteti. (b.an)