Fondacioni i aktorit amerikan George Clooney ka bërë të ditur se në partneritet me UNICEF-in dhe kompanitë “Google” dhe HP, kanë hapura shtatë shkolla për fëmijët e refugjatë nga Siria.
Kjo është bërë me qëllim që të sigurohet mësim për më shumë se 3.000 fëmijë në Liban.
George Clooney dhe Amal njoftuan se projekti i tyre për edukimin e refugjatëve sirianë kushton më shumë se 2 milionë dollarë, por duan që ata fëmijë të mos mbeten “brez i humbur”, transmeton KP. (b.an)