• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Foltorja” një lëvizje bashkimi? PD, që tani është e ndarë!

by Ylli Pata
27/09/2021 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Kapitullimi politik i Sali Berishës, është një proces krejt i ndarë nga influenca e tij e madhe, në një pjesë të rëndësishme të politikës, por edhe shoqërisë.

Lidhja e fortë 30 vjeçare; që nga viti 1990, i Berishës me struktura pushteti në vend, natyrisht nuk ç’montohen brenda një periudhe të shkurtër.

Influenca vertikale e tij në struktura të tilla paramilitare, militare, policeske, financiare, shërbim sekret, e lidhje ekonomike, do të mbetet për mjaft kohë, siç mbeti influenca e Enver Hoxhës, apo edhe e krerëve të tjerë të lartë komunistë, në lobime apo grupime njerëzish për vite e vite, madje edhe sot që disa redaktorë i konsiderojnë lexues të dossierëve version- “tallava”.

Sot ne kemi mjaft politikanë, apo zyrtarë të rëndësishëm të kohërave që janë komanduar nga Sali Berisha, që në mjedise private shprehen të lehtësuar nga rënia e tij politike.

Por do të vijë kohë e gjatë, ndoshta një brez i ri që të jetë çliruar plotësisht, ngaqë ende një pjesë e madhe njerëzish janë “peng” i doktorit.

Natyrisht jo peng direkt, por indirekt, pasi ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i vendit është një koleksionist i apasionuar dosjesh, vesesh, faktesh, të fshehtash etj, për një numër të madh të ish-bashkëpunëtorëve të tij, e natyrisht jo vetëm.

Një pjesë e rëndësishme e këtyre grupeve, sidomos nivel “luogo-tenente-sh” e poshtë Berisha i ka bërë “njerëz”; do të thotë: pasuri, mirëqenie, apo status të rëndësishëm në shoqëri, duke i emëruar drejtorë e komandantë, që në Shqipërinë e ngërthyer nga korrupsioni do të thotë: shtëpi luksoze-të para e të dyta, “vende pëllumbash” për familjarët, shkollime të mira për fëmijët, që më pas janë punësuar sërish në “vende pëllumbash”, automobile luksoze etj, me një fjalë kanë një status të konsoliduar social.

Këta janë në një farë mënyre fanatikët e doktorit, që e konsiderojnë atë si burimi i prosperitetit të tyre, kurse Edi Ramën, e socialistët si atë pjesë që i ka shkatërruar apo ndaluri burimin e mirëqenies, apo të paktën “marrëveshjes së pashkruar” që në kohën e Nanos: 8 vjet drejtor e tetë vjet pushim!

Ndërkaq, pjesa e ish-zyrtarëve e politikanëve të lartë të PD-së që Sali Berishën nuk e kanë pëlqyer që ditën e parë kur u bënë me të, madje e urrejnë privatisht më shumë sesa kundërshtarët politik, të cilëve lepurin në bark, i cili u është rritur, e bërë elefant në këto 30 vjet: për dosjet, kasetat, fotot e videot e shantazhit të Sali Berishës ndaj tyre, ja kanë trashëguar edhe fëmijëve që sot janë rritur e bërë burra. Në fakt nuk është vetëm heshtja mëkati i tyre, por madje më shumë se luogotenentet, inventari i tyre në kadastër e pasuri është më i madh.

Megjithatë, asnjë prej këtyre dy kategorive nuk ka dalë në tre takimet e “foltores”, edhe pse 75-80% të njerëzve që janë parë në televizion në Fier e Vlorë janë të importuar. Madje ka pasur postime të njohura në rrjete sociale që u bënin thirrje “demokratëve” të shkonin në Fier e Vlorë.

E megjithatë, çështja nuk është influenca dhe lidhjet e Sali Berishës në një mjedis shqiptar të polarizuar, të traumatizuar e klientelist, që nuk ka fare krahasim me asnjë vend të rajonit, ku njerëzit nuk rreshtohen kaq kollaj, po ka mendim e rrugë alternative kënvështrimi e lineimi.

Thelbi i gjithë kësaj, është se jemi përpara një problemi realisht politik, e kush nuk e sheh, o ka probleme me vështrimin ose nuk do.

Jo më kot edhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim, sapo erdhi nga Washingtoni, shkoi në selinë e PD-së, e jo me Bashën por në sfod selinë blu. deklaroi se “Partia Demokratike duhet të jetë e bashkuar dhe jo me një këmbë në të shkuarën”.

Ka mjaft përkrahës të opozitës që thonë se “Foltorja” është një mundësi për debat, një rrugë për ndryshim, një shans për emancimipin e PD-së.

Por duket se “Foltorja” është një “parti” krejt e ndryshme nga PD aktuale. E ekzagjeruar?

Kryetari i “Foltores”, me një llaf, Sali Berisha ka dalë kundër reformës në drejtësi, e konsideron një gjë të tmerrshme që është gatuar nga “e keqja e madhe” Sorrosi.

Ndërkaq, PD e Bashës është pro reformës në drejtësi. Madje me rastin e rinovimit të mandateve të KLP-së e KLGJ-së, si dhe ato të Vettingut, PD është thirrur në apel për të votuar në Parlament.

Ndërkohë Berisha është kundër gjithë këtij operacioni, nuk është marrë specifikisht me këtë gjë, por mbështetësit e tij mediatikë kanë kërkuar që të mos rinovohen organet e vettingut, të mbyllë misionin Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, të mos ketë asnjë pakt reformash me mazhorancën etj etj.

Më shumë se mendime të ndryshme, kemi të bëjmë me qëndrime të ndryshme, madje të kundërta fare; me dy vija politike që janë këputur tashmë dhe ecën secila në rrugë të vet.

Vetëm se të dy palët duan ta asgjësojnë njëri-tjetrin, ngaqë nuk shikojnë më, një të ardhme të përbashkët siç ka qenë e shkuara.

Po si arrihet ky synim? Natyrisht që do të ketë takime e takime, por në fund gjithçka varet nga matematika, numrat. Votat në Parlament, e në institucionet e PD-së.

Sa deputetë ka Berisha, sa Basha, dhe nëse do të mundet sot Berisha të rrëzojë Bashën? Gjasat nuk se duken, e nëse nuk e bën dot, si do të jetë e ardhmja e “Foltores”? Do shuhet automatikisht? Natyrisht që jo, pasi sipas gjasave do të jetë një grup politik i ri, quaje parti, quaje lëvizje, quaje inerci, në thelb është e njëjta gjë.

Një parti, që përveç Berishës, enturazhit të tij, Nokës e Palokës, duket do të ketë me vetë edhe Ylli Manjanin, apo figura të tjera opozitare që kanë mallkuar Lulzim Bashën për përjashtimin e doktorit dhe janë rreshtuar kundër SHBA-së, e në faqet e tyre sulmojnë çdo ditë ambasadoren Yuri Kim.

Mund të thonë shumë se kjo nuk është parti, por një grup që mendon e vepron në një shoqëri të lirë, ku nuk mund të rreshtohen siç do “Rama, Basha, Yuri Kim, Sorrosi” e deri sa të gjejnë armiq të tjerë. Fakti është se kemi të bëjmë me një lëvizje të qartë e të pastër politike, së cilës nuk i mungon asgjë për të qenë e tillë.

Përveç strukturave formale, apo vendimeve burokratike, të cilat në fund të fundit, vlerën e kanë pikërisht tek forma, gjë që kryhet shpejt në një mënyrë apo tjetër.

Thelbi i gjithë kësaj gjëse që po lëviz prej javësh është se tashmë tek opozita, apo krahu i djathtë i politikës shqiptare po lëvizin dy botë paralele që po luftojnë njëra-tjetrën dhe janë vite dritë larg politikisht, edhe pse deri dje rrinin gjithë ditën bashkë e flisnin orë e orë në telefon gjatë ditës…

Next Post
VIDEO / “Dil nga studio, jeni me Covid”, dy prezantueset përzihen nga emisioni

VIDEO / “Dil nga studio, jeni me Covid”, dy prezantueset përzihen nga emisioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In