• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Foltorja e Berishës s’ndalet me akuza: Altin Dumani si terrorist i kuq tha sot se gjykatat vendosin siç i urdhëron SPAK…!

by Java News
04/04/2024 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, me anë të një deklarate për mediat shprehet se kreu i SPAK Altin Dumani tha sot se gjykatat vendosin siç i urdhëron SPAK. Balliu thekson se kjo deklaratë nënkupton se GJKKO nuk është tjetër, përpos se notere e organit të akuzës.

“Prokuroria bën punën si organi i akuzës dhe gjykatat peshojnë dhe vendosin mbi provat, faktet, dëshmitarët dhe të gjithë procesin e plotë juridik duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet.

Partia Demokratike e sheh me alarm dhe neveri këtë deklaratë të Altin Dumanit, edhe pse ajo nuk bën gjë tjetër veçse konfirmon akuzat tona të provuara, provat tona të zbuluara, se SPAK është një mashë politike dhe nje organizate kriminale ne duart e mafies shtetërore. Altin Dumani ka hyrë në histori si prokurori-peng, vasal, autor i amnistive të krimeve më të shëmtuara të Edi Ramës”, shprehet Balliu.

Deklarata e plotë e ish-deputetit të PD, Klevis Balliu:

 

 

Fjalia e dalë sot nga goja e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, që qëndron në detyrë si lake i Edi Ramës, në kundërshtim me Kushtetutën, është një kapak turpi që i vendoset institucionit që ai drejton, gjykatave dhe procesit të vetingut në Shqipëri. Ai shprehu sot qartë karakterin thellësisht politik të drejtësisë së re.

Produkt kryesor korrupsioni i reformës në drejtësi, shefi uzurpator i postit të drejtuesit të Prokurorisë Speciale, Altin Dumani, ka pranuar vetë, në ligjëratë të drejtë, si ndonjë terrorist i kuq apo bos mafie, se gjykatat vendosin siç i urdhëron SPAK. Pra, ato nuk janë më shumë se notere të organit të akuzës.

Pyetja është: kush e urdhëron Altin Dumanin, Arben Krajën dhe prokurorë të tjerë në SPAK?

Sepse, në një sistem drejtësie që sheh ligjin dhe zbaton vetëm atë, asnjë degë e gjyqësorit, nuk i jep porosi apo urdhra tjetrës.

Prokuroria bën punën si organi i akuzës dhe gjykatat peshojnë dhe vendosin mbi provat, faktet, dëshmitarët dhe të gjithë procesin e plotë juridik duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet.

Partia Demokratike e sheh me alarm dhe neveri këtë deklaratë të Altin Dumanit, edhe pse ajo nuk bën gjë tjetër veçse konfirmon akuzat tona të provuara, provat tona të zbuluara, se SPAK është një mashë politike dhe nje organizate kriminale ne duart e mafies shtetërore. Altin Dumani ka hyrë në histori si prokurori-peng, vasal, autor i amnistive të krimeve më të shëmtuara të Edi Ramës.

Ai është prej kohësh një mercenar për të goditur kundërshtarët politikë dhe për të mbrojtur Edi Ramën dhe suitën e tij, për të gjuajtur me porosi të tij dhe  për të trembur ata brenda llojit, që nuk pranojnë të marrin fajin në emër të ‘organizatës’ apo të shefit. Mbajtja në arrest të paligjshëm e liderit të opozitës Sali Berisha është prova më flagrante e vrasësve me porosi në sistemin e drejtësisë.

Burgosja e Fredi Belerit me akuzën e vjedhjes së zgjedhjeve, dhe më pas arrestimi i rivalit të tij se nuk i vodhi zgjedhjet, shpjegon më tej maskën që nuk e mbulon turpin, por vetëm sa e sterros edhe më tej faqen e tyre të zezë.

Shqiptarët duhet ta shohin, ta dëgjojnë, ta dinë dhe ta kuptojnë se, me vjedhje të zgjedhura blihet jo vetëm demokracia, por edhe drejtësia. Me votime, në vend të zgjedhjeve cungohet liria dhe te drejtat.

Prandaj opozita mbështet protestën e nesërme kundër drejtorëve hajdutë të bashkisë, për dorëheqjen e Erion Veliajt. Pa e humbur kurrë fokusin se pas tyre qëndron Veliaj. Hajdutët e 5D le ta kuptojnë nga fjalia kobzezë e shefit të SPAK: arrestimi i tyre është njëherësh edhe vendimi për burgosjen. Sepse Gjykata bën çfarë i thotë SPAK!/m.j

Next Post
“Vepra e Argitës për HEC-et e PPP…”, Braçe shpërthen ndaj demokratëve: Forma e koncesioneve tuaja, jo sterilizim por rruajtje!

"Vepra e Argitës për HEC-et e PPP...”, Braçe shpërthen ndaj demokratëve: Forma e koncesioneve tuaja, jo sterilizim por rruajtje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditet grupi i strukturuar kriminal në Elbasan, 3 në pranga, plagoset lehtë një polic gjatë operacionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal në Elbasan, 3 në pranga, plagoset lehtë një polic gjatë operacionit

February 11, 2026
Auto Draft

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

February 11, 2026
“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

February 11, 2026
“Epsteini” ynë

Njeriu që do të vrarët e tij

February 11, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

February 11, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

February 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Operacioni Fshesa i Sali Berishës ndaj opozitave të reja

February 11, 2026
“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

February 11, 2026
“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

February 11, 2026
Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In