• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Foltorja”/ Bejko: Berisha po bën një puç brenda PD, po mashtron anëtarësinë! Basha del së shpejti me një platformë

by Java News
11/10/2021 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha është duke bërë një puç brenda Partisë Demokratike. Akuza e fortë është bërë nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko në një intervistë të dhënë në Report Tv. Bejko akuzon gjithashtu Berishën dhe ndjekësit e tij se mashtrojnë anëtarët e PD-së kur i kërkojnë që të firmosin formularin.

“Të gjitha ata që i janë bashkuar z. Berisha dhe kam vënë re që edhe media afër tij, si një portal që thonë se financohet nga familje e Berishës, duan me çdo kusht që ta përbaltin figurën e z. Basha. Duan të ngjisin te militantët idenë se Basha është në bashkëpunim me z. Rama dhe është njeri i Sorosit. E gjithë kjo që të përputhet me fjalorin e z. Berishës që e kam thënë edhe herë të tjera që është fjalor punist.

Rasti me flagrant është ai i Gjirokastrës, ku deputeti i zonës Tritan Shehu, i cili ka thirrur së bashku me kryetarin e degës si pjesë të këtij puçi që bën Berisha për të larguar kryetarin e ligjshëm të Partisë Demokratike z. Basha.  Ata i thirrën demokratët që të firmosnin formularin duke i gënjyer anëtarët e Partisë Demokratike kur hasnin kundërshti”, tha Bejko.

Ai nënvizioi se ka dijeni se z. Basha do të dalë së shpejti me një platformë të plotë se çfarë ka ai në kokë për të ardhmen e PD.

“Basha do të dalë së shpejti që të deklarojë  projektin e tij, platformën e tij si kryetar i Partisë Demokratike tashmë që është liruar nga hija e Sali Berishës”, tha Bejko.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko deklaroi se Sali Berishës i është bërë oferta që të dilte butë nga kjo situatë dhe të mos kishte përplasje. I është thënë që kujdes së do të çash partinë.

” Nuk ka budalla brenda PD-së që ta ndjekë Berishën në këtë aventurë kur ai është shpallur ‘non grata. Të gjithë ata që e ndjekin janë ata që humbën thellë në vitin 2009. Si mund ta sjellë Berisha në pushtet PDS-në me të njëjtat metoda që i ezauroi z. Basha në këto 8 vite, ashtu siç ai vetë thotë’, shprehet Bejko në Report Tv, i cili nënvizon se “Berisha thotë që pas meje lë të bëhet qameti. As nuk do t’ia fare për Partinë Demokratike. Kaq e ka merakun ai”

Beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për kontrollin e Partisë Demokratike, pas ndarjes përfundimtare në fillim të shtatorit, vazhdon me intensitet. Vijojnë akuzat për tradhti, pabesi, shitje të sovranitetit të partisë tek amerikanët, për 5 humbje dhe bashkëpunim me Soros prapa krahëve  nga ana e Sali Berishës./m.j

Next Post
Si i përgjoi Berisha armiqtë dhe bashkëpunëtorët e tij për 30 vite: Nga Hajdari e Serreqi, tek Basha, dëgjoi mbi 800 biseda të Metës

Si i përgjoi Berisha armiqtë dhe bashkëpunëtorët e tij për 30 vite: Nga Hajdari e Serreqi, tek Basha, dëgjoi mbi 800 biseda të Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026

A po tenton Berisha të zëvëndësojë Çim Pekën me Babaramën në Syri Tv?

March 24, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

March 24, 2026
BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

March 24, 2026
ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In