• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Foltore dhe Vetting, ose “lufta e ftohtë” në PD

by Artur Ajazi
24/10/2021 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

“Foltorja” e Berishës dhe “Vetting”-u i politikanëve i Bashës, ishin dhe mbetën kryefjala e gjithë debateve dhe bisedave të javës që shkoi. Përplasja mes tyre, po arrin pikën kulmore, ku njëri që akuzon “je bërë ortaku i Ramës”, dhe tjetri që ka nisur të kundërpërgjigjet “do të spastrojmë llumin e tranzicionit”. Sfida për Sali Berishën mbetet largimi i Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike, por edhe sfida e këtij të fundit mbetet beteja me ish-kryetarin që për ironi të fatit, po mbush sallat e takimeve me “foltoren”.

Duke dëgjuar mbështetësit e Berishës dëgjon se “foltorja ka sjellë një klimë të re në parti, po sjell ndryshimin e pritshëm, dhe se mund të sjellë edhe rikthimin në pushtet të PD”. Por sa e mundur mund të jetë një nismë e tillë nga një ish-kryetar i shpallur “non-grata” nga partneri ynë kryesor SHBA ?  Në fakt kjo ka zero shanse të ndodhë, pra rikthimi i asaj partie në pushtet me Berishën kryetar, por gjithsesi “foltorja” po shëtit në gjithë vendin, dhe duket se po zbraz anëtarësinë e Bashës.

Por gjithsesi “foltorja” e Berishës duhet thënë se, nuk spikat aspak në drejtim të asaj ç’ka deklaron ish-kryetari si “frymë e re demokratike në parti, debate të hapura, hapje të partisë”, etj. Sali Berisha ka deklaruar se “sfidoj Lulzim Bashën, do të mbledh Këshillin Kombëtar, dhe do të rivendos demokracinë e brëndshme në PD”, gjë e cila bie ndesh me atë ç’ka ndodh me foltoren, ku shprehen zemërata, inatet dhe mllefet personale  vetëm ndaj Bashës.

Të gjitha këto konsiderohen si shkelje statutore, por që miratohen nga Sali Berisha me thirrje dhe brohoritje. Rreth ish-kryetarit “non-grata” shihen emra dhe figura të cilët përfaqësojnë frymën regresive dhe intolerante të Partisë Demokratike.Të inatosur me Bashën për moskandidim për deputet, apo mosdhënie postesh brënda partisë, ata i janë bashkuar Berishës, duke shpresuar në rikthimin e tij “triumfues” në PD. Foltorja e Berishës nuk ka shanse të sjellë as ribashkimin dhe as demokratizimin e asaj partie, pra është një shans i humbur që edhe pse ish-kryetari e di fare mirë, nuk mungon ta çojë deri në fund marrëzinë e nisur.

Nga ana e tij, pas një periudhe të gjatë heshtje, edhe Basha ka nisur të kundërpërgjigjet, duke e nisur jo me kundërakuza ndaj “babait politik”, por me propozime  dhe amendamante në Parlament. Si fillim ai, ka deklaruar se “PD do të propozojë Vetting për politikanët, duke synuar largimin e llumit të tranzicionit nga politika”. Kuptohet, “shigjeta” e parë është nisur ndaj Sali Berishës, dhe pastaj edhe ndaj atyre që e shoqërojnë në “foltoren” e tij, por gjithmonë duke u shprehur me rezerva, dhe pa përmendur emra.

Nismat e Lulzim Bashës, të cilat ai i quan si “aksione opozitare”, synojnë njëherësh ç’izolimin nga ndërkombëtarët të Partisë Demokratike, afrimin me njerëzit, me të zhgënjyerit e bazës, rikonceptimin e ideve të reja politike,  dhe krijimin e një modeli të ri përfaqësues në elektorat. Eshtë momenti që Lulzim Basha,të krijojë shansin për një forcë dhe model politik konkurrues, bazuar në institucione, përtej  retorikave dhe shpërthimeve që sjell “foltorja” në salla të mbyllura. Ajo që ka nisur brënda Partisë Demokratike, mund të quhet “një luftë e ftohtë” mes asaj ç’ka përfaqëson Berisha dhe asaj që kërkon Basha, nga e cila do të varet fati i asaj force politike.

Next Post
“Po na ikën mendja”/ Flet babai i aktores së vrarë nga Baldwin: Ja kush ishte fajtori

"Po na ikën mendja"/ Flet babai i aktores së vrarë nga Baldwin: Ja kush ishte fajtori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

March 29, 2026
“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

March 29, 2026
Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

VIDEO / Kriza e rritjes së çmimeve, pensionistët nuk kanë mundësi as për një kafe

March 29, 2026
Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In