• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Foli si militant i PD/ 4 faktet pse këshilltari i CDU-së nuk duhet marrë seriozisht

by Java News
14/06/2017 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgatiti Alteo Hysi*

Të huaj që flasin nga tryeza, takime a mitingje partish, sa herë politika kërkon të na bindë për një tezë të caktuar janë bërë shpesh, “vegla” e strategjive të komunikimit elektoral.

Pavarësisht se sa rracionalë janë këta personazhe, personalitete me integritet profesional ose jo, pavarësisht nëse janë po aq të korruptuar sa politikanët shqiptarë ose jo, gjithmonë partitë mundohen të na i shesin si zëri i jashtëm, që duhet dëgjuar, nga i cili duhet marrë shembull.

Kohët e fundit gjithsesi, historia e njerëzve të mençur të Europës që vijnë për të na dhënë leksione moraliste, duket se është zhvleftësuar dhe merita e madhe për këtë i shkon Partisë Demokratike.

I tillë është rasti i djeshëm me gjermanin Hans Joachim Falenski, i prezantuar në takimet e partisë demokratike si këshilltari i Angela Merkel në mbështetje të programit të Partisë Demokratike, diskursi i të cilit, i ngjante atij të një miltanti të verbër ose besniku të përbetuar të klanit të Bashës në PD.

Së pari, Falenski deklaroi në Elbasan se programi i Lulzim Bashës është i besueshëm, konkret dhe i zbatueshëm por nuk dha asnjë argument pse dhe në cilën pikë është i besueshëm, dhe as si do zbatohet. Shpjegime bazike që mund ti bëntë çdo ekspert. Ka një problem logjik në këtë pjesë, sepse PD në fakt, as nuk e ka prezantuar ende programin e saj. Jemi njohur vetëm me premtime të pjesshme të Bashës, por jo programin e mirëfilltë. Si mund të na thojë një njeri me eksperiencë në politikë, se duhet të votojmë një program të zbatueshëm që nuk e njohim ende?!

Së dyti, argumenti aspak serioz dhe politikisht jo korrekt që jep Falenski për efektivitetin e këtij programi, është se “ai ka funksionuar në Gjermani dhe padyshim do funksionojë në Shqipëri”.

“Angela Merkel e vërteton çdo ditë në Gjermani që ky program funksionon, sepse çdo ditë e më shumë krijohen vende pune. Prandaj, ky program ekonomik do të funskionojë dhe do të krijojë vende pune. Me qëllim që kjo të bëhet realitet, ju bëj thirrje të votoni më 25 qershor dhe u thoni të gjithë miqve dhe të afërmve tuaj të shkojnë të votojnë”-tha ai.

Konsulenti ekonomik i CDU-së nuk e ka në konsideratë faktin se çdo vend, çdo shtet, ka një kontekst të caktuar ekonomik mbi të cilin zhvillohet, e në varësi të të cilit aplikohen reforma e programe të caktuara. Më së paku, Falenski mund të na tregonte strategjinë e Merkelit që e ka bërë ekonominë të suksesshme, ndërsa presim për strategjinë e Bashës që nuk po duket gjëkundi.

Së treti, me këtë retorikë thellësist politike e militanteske, Falenski tregon gjithashtu se nuk e njeh realitetin shqiptar.

“Me qëllim që rritja ekonomike te behet realitet ju bëj thirrje të votoni më 25 qershor dhe u thoni të gjithë miqve dhe të afërmve tuaj të shkojnë të votojnë per Bashen”-thotë ai.

Falenski nuk e di se, me apo pa Bashën, rritja ekonomike sot është 3.5 herë më e lartë se në vitin 2013. Konsumi i familjeve ka patur rritjen më të lartë në shtatë vitet e fundit -rreth 44 mijë lekë më shumë se në vitin 2013. Në tre vjet e gjysëm u punësuan 183 mijë shqiptarë dhe ndërkohë, në zyrat e punës ofrohen aktualisht 30 mijë vende të tjera të lira pune.

Nëse do ta dinte, diskursi më serioz i Falenskit do të përbëhej nga argumenta që mund të rrëzonin këto shifra dhe të na bindte se çfarë mund të bëntë më mirë Partia që ai po mbështet.

Më herët, ai theksoi se investimet e huaja janë një domosdoshmëri për zhvillimin e Shqipërisë. Sërish Falenski nuk di se viti 2016 shënoi një rekord historik të investimeve të huaja direkte me rreth 1 miliard euro.

Së katërti, Falenski, citon një sondazh sipas të cilit një shifër e konsiderueshme shqiptarësh duan të lënë vendin.

“Sipas një sondazhi serioz, 56 për qind e shqiptarëve duan të largohen nga ky vend për arsye ekonomike. Ata duan të largohen, sepse nuk mund të durojnë më qeverinë Rama. Çfarë rekordi negativ. Por a duhet të thërrasim vetëm Rama, ky është turp? Jo! Qeveria ‘Rama’ duhet të ikë. Kjo është më e thjeshta dhe më e mira”, ka deklaruar këshilltari i Merkelit.

Minimalisht, eksperti duhet të citonte cilit sondazh i referohet, për të kuptuar edhe ne, sa serioz është sondazhi, sa serioze është situata dhe të analizonte problemet reale.

Në vend të kësaj, ai është marrë me shigjetimin e Ramës si shkaktarin e largimit të shqiptarëve, duke u shndërruar në mburojën e Bashës, shumë larg profilit të politikanit me eksperiencë, që ia vlen ta dëgjojmë për të kuptuar ku jemi katandisur./Lexo.al

Next Post
Londra kthehet në një ferr të vërtetë, dhjetëra viktima në kullën “Grenfell”

Londra kthehet në një ferr të vërtetë, dhjetëra viktima në kullën "Grenfell"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In