Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio kanë nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje për Krijimin e Komitetit të Përbashkët të Përhershëm.
Gjatë fjalës së tij, Di Maio, nuk ka ngurruar që të thotë edhe dy fjalë shqip. “Drejt Europës së përbashkuar”, tha ai duke uruar për një të ardhme europiane Shqipërinë.
“Unë do të doja ta përfundoja me një fjali për miqtë shqiptarë. Nuk jam i zoti të flas shqip ashtu si Kryeministri shqiptar flet italishten. Drejt Europës së përbashkuar. Është një urim që mund t’i bëjmë njëri tjetrit drejt nj të ardhme europiane”.
Fjalia shqip e Di Maios, i cili menjëherë reagoi duke thënë: Një shqipe perfekte me dialekt napoletan.
/a.r