Në vitet 90, kur erërat e ndryshimeve filluan të fryjnë nga lindja, cdo njeri filloi ta ndjejë rrëshkitjen e avashtë të zgjedhës nga jeta e vet, shtëpia familja, shkolla, puna deri televizioni, libri, pse jo edhe shtrati.
Sa më e hollë bëhej perdja që ndante dy anët e të njëjtës botë aq më e qartë bëhej panorama që bashkonte dy anët e së vërtetës. E vërteta është gjithmonë një, pavarësisht se cdo gjë në Univers ka anën e dukshme dhe të padukshme.
Në kushtet e lirisë varet nga individi, cfarë dhe si zgjedh ai te përfaqësohet. Në diktaturë ka vetëm një zgjedhje; atë cfarë duhet të përfaqësojë ai.
Personalisht, kam patur fatin ta bëj këtë dallim herët, thuajse fëmijë. E quaj fat, sepse vetëm nje tru pa barriera, i ri, ka mundësinë të ndeshet pa kushte me kontroversialitetin e jetës, për të fituar më pas një dimension krejt tjetër të ekuilibërit në marrëdhënie me lirinë.
Ne i përkitëm atij grupi njerëzish që jetoi mes dy epokave, gjë që s’është e lehtë, por mendoj se jeta është treguar sërish bujare me disa nga ne; e para që s’trashëguam asnjë peng kur ra perdja; e dyta që patëm prindër me talent artistik më të shprehur se tjerët, ndoshta edhe se vetë i madhi Roberto Benigni në “La vita e bella” e që ia dolën t’na mbrojnë nga dhuna dhe indoktrinimi i marrëzisë kolektive .
Në momentin që të hapen sytë dhe kupton se sistemi ku jeton, ka te paracaktuar me detaje deri edhe fatalitetet e të ardhmes tënde , ndjen një adhurim të papërshkrueshëm për lirinë dhe misterin e jetës që se negocion më me askënd dhe asgjë.
Fatkeqësia e shqiptarëve qëndron se këta “disa” që shohin përtej ketyre perdeve janë pak dhe po aq pak u është dhënë rasti të kenë pushtetin e mjaftueshëm për të ndërrmarrë vendimet e duhura.
Ndoshta kjo është hera e parë që ne si shqiptarë, shansi po na jep një formulë fituese, një lloj kombinimi të nje gjysëm pushtetit të brendshëm të njeriut të duhur, me një gjysëm pushteti që vjen nga jashtë. Nuk dua ta politizoj shkrimin, por më besoni ky është rast aq i rrallë, sa po e lejuam të ikë, s’do përsëritet më.
Nëse në vitet 90 perdet ranë vetë në gjithë lindjen, nga pesha e ideologjisë që s’kishte më se ku të mbahej, në rastin e izoluar të Shqipërisë, duhet dikush t’i shkulë sepse janë betonizuar në ves.
Duke mos patur aspak traditë në marrëdhënjen tonë me lirinë, ne si popull dolëm në det të hapur pa busull, pavarësisht se asokohe s’ ishim të vetmit.
Sot kemi ngelur të vetmit, gjysëm zhytur, gjysëm mbytur, dhe ata që mbijetojnë, përgjithësisht ia dalin falë kaosit të një loje pa rregulla që i lejon të shkelin mbi të tjerët apo perfeksionizimit në vesin e pandëshkuar.
Për pamundësi të ekuilibrave, në shoqërinë tonë vlerat nuk mbijetojnë, biles refuzohen që në embrion sepse barazohen me vulnerabilitetin e të qënit shoqëri në xhungël.
Ata të “shkathtët”, “të zotët”, “përparimtarët” bëjnë si bëjnë por s’mund të jenë kurrsesi ca “naivë” me vlera. E kam fjalën për politikanë, gazetarë, opinionista, etj që po s’kaluan provën e “cubit të Mirditës” dhe po nuk morën komplimenta të tipit dhelpër ujk, hienë etj nuk e ndjejnë vehten të “aftë” të shqyrtojnë fatet e kombit.
Po kështu dhe ca “intelektualë”, që predikojnë se modeli cubist i cubit te Mirditës apo të Konispolit është pasojë e rrethanave të pamundësisë, në fakt e shohin vehten të njehsuar me të.
Për zanafillën e vet kjo teori qëndron, por duke shërbyer kaq gjatë si model mbijetese, pa e trazuar asgjë dhe askush,është pagëzuar si kulturë, një kulturë shumë arrogante dhe e dhunshme ndaj sensit civil, që na përfaqëson ne shqiptarët në atë pikë sa s’do askush të ketë të bëjë me ne. Dhe kjo nuk lidhet më me rrethanat.
A i kemi rrethanat ne sot a nuk i ka kush. Jemi të rrethuar nga anijet e shpëtimit. Por s’po lënë gur pa luajtur që t’i zbythin. Nga njëra anë dalin këta “të shkathtët”, “të zotët”, “përparimtarët” që s’duan të prishin rehatinë iluzionare, pushtetin, pasuritë e ngritura pa mund në kokë të qyqarëve dhe bëhen gjithë bashkë e gumëzhijnë si mistreca njëzëri:”ikni ju që doni t’na impononi zbatimin e ligjit këtu, mos na cënoni sovranin se ia hipim ne kur të duam, s’do rrimë të pyesim ndërkombëtarët se kur e si etj etj”; nga ana tjetër rreshtohen shurdh memecët “intelektualucë” që s’i ka përfillur kush ndonjëherë dhe shyqyr që u erdh dita “tu vlejë” heshtja.
Në fund qëndron kamardarja e zhytur, ajo që mban sipër”parajsat” e këtyre, sovrani/sovranja, që të më falni për shprehje por ngjan aq qesharake si metaforë kur e imagjinon sovranin me pantallona të shqyera, me votë të shitur, i dëndur në alkool frenash, që plotëson me gabime skedinat dhe kur ndodh t’ia fusin me shpullë në rrugë apo t’i xhirojnë gomat e makinave luksoze në bri, jo vetëm s’ka ku të ankohet por s’guxon as të qajë. Tani këta sipër s’do lejojne, me ditë se e mbrojnë dhe me jetën e vet, t’ua cënojnë amerikanët, gjermanët, francezët, etj, etj, këtë poshtë, sovranin.
Të drejtë e kanë, ku ta gjenin një sovran tjetër më …?!
Në këtë pikë të dashur lexues e kuptojmë të gjithë se nuk është më cështje sovrani, as ta bëjmë, as mos ta bëjmë reformën në drejtësi dhe unë quaj reformë në drejtësi atë që propozon SHBA dhe BE, se cdo gjë tjetër ngelet engletisje e kotë, nga ato që kemi 25 vjet që bëjmë.
Reforma ne drejtësi ngelet vetëm ceshtje palësh dhe interesash.
Panorama e momentit shfaqet:
Opozita me Lulëzim Bashën në krye e shikon reformën si ligj për genocid dhe me qëllim e përhap këtë lloj helmi tek të vetët.
Mazhoranca me në krye Edi Ramën e shikon reformën përtej interesave meskine të pushtetit, si një mundësi që do t’i sjell Shqipërise momentin zero. Shqipëria ka nevojë për momentin zero ku gjithë motored dhe ingranazhet të futen në punë përnjëherë, se nuk mund të jetë kurrë funksional një sistem që punon me pjese. Ndërsa ndërkombëtarëve u kemi takuar për hise për shkak të pozicionit gjeografik dhe të falenderojmë
Zotin se mund të ishim dhe e njëjta pikë kudo tjetër dhe t’na linin të vrisnim vehten. Jo se s’na kanë lënë, por shyqyr na erdhi dita edhe ne, që dikush t’na prezantojë si duhet dhe të jetë i besueshëm për syrin e tyre, e t’i bënte edhe ata të kthenin sytë dhe t’na shikonin më me interes ne.
Kështu që kush ka ndër mend ta thotë nje fjalë për momentin më kulminant që ndan me thikë dy epoka; ta thotë tani ose të heshtë përgjithnjë!
Shume mir e ke ti po kujt ja thua?Ja thua nje populli budalla qe edhe pse e di se kush eshte e mira,edhe
pse nuk kane me besim tek kjo politik dhe politikan qe per 25 vjet nuk i ka len gje pa i ber keti populli,edhe pse e di qe kjo reform ka te bej me te ardhmen dhe jetesen e tyre per 30 vitet e ardhshme,p rap nuk reagon.Mesa duket u pelqen te rrin keshtu te zhytur ne padrejtesi sic ishin keto 25 vjet,dhe mesaduket politika e njeh shume mir kete popull se si eshte dhe ndaj e trajton si dele.E shte shume e vertet qe tani eshte koha jon,por per fat te keq te gjithe po heshtin me ndonje koment tek tuk dhe nuk po vepron.Tani eshte koha,o reago dh ngrihe zerin tani ose hesht pergjithnje.Shpresoj te ket nje reagim te fuqishem njezeri per ta miratuar kete reform sipas propozimit SHBA/BE,s epse ndryshe po sreaguam eshte njelloj si te pranosh dhe pelqesh padrejtesin qe te behet,dhe nes ndodh kjo e fundit nuk eshte faji i tyre por i joni qe sreaguam.Ndaj mundesia e art dh qe te vjen shume rrall eshte tani,ndaj o reago sot ose kurr!