• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

FMN në fund të vizitës: Rritja ekonomike do të ngadalësohet në 2018-n

by A R
02/10/2017 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në njoftimin konkludues të Artikullit IV, publikuar sot, ka rishikuar për lart rritjen ekonomike për vitin 2017, nga 3.7% në 3.9%. Rritja e kërkesës së brendshme, projektet e mëdha të lidhura me investimet e huaja, turizmi në rritje dhe një rimëkëmbje e partnerëve tregtarë të BE-së janë faktorët që e bëjnë FMN-në optimiste për rritjen ekonomike.

Megjithatë, në deklaratën përmbyllëse të Artikullit 4, që është e para pasi marrëveshja trevjeçare e zgjeruar e mekanizimit të Fondit (EFF), që i mundësoi qeverisë shqiptare të merrte një hua prej 377,3 milionë euro, përfundoi në shkurt, fondi shfaqet mjaft i ashpër, duke shprehur hapur shqetësimin për uljen e angazhimit të qeverisë në kuadër të konsolidimit fiskal, borxhet e fshehura që mund të lindin nga PPP-të, rikthimin e detyrimeve të prapambetura dhe ngadalësimin e ekonomisë vitin e ardhshëm, pas përfundimit të projekteve të mëdha. FMN është shprehur hapur edhe kundër bashkimit tatime dogana, pasi ai do të ndikonte në rendimentin e mbledhjes së të ardhurave.

PPP-të mund ta rrisin borxhin me 7 pikë përqindje të PBB-së

Teksa qeveria është angazhuar për një projekt investimesh të Partneritetit Publik Privat (PPP), që mund të arrijë deri në 1 miliard euro, Fondi, në deklaratën e tij tërheq vëmendjen për rreziqet domethënëse fiskale që përmbajnë këto projekte.

Fondi kërkon që ndikimi i këtyre projekte, ndryshe nga sa veprohet aktualisht, të reflektohet në llogaritë fiskale dhe borxhin publik në mënyrë transparente dhe në linjë me normat ndërkombëtare.

Aktualisht qeveria e reflekton borxhin vetëm si detyrim korrent të vitit kur ndodh, ndërsa standardet ndërkombëtare kërkojnë dhe llogaritjen e pjesës së detyrimit të shtetit në totalin e borxhit publik. FMN e ka shprehur me parë se është e rëndësishme që çdo projekt PPP të bëhet transparent, të ketë një analizë të qartë kosto përfitime dhe një analizë të plotë rreziku.

Në deklaratën zyrtare FMN vlerëson se borxhi ose detyrimi i mundshëm që vjen nga investimet e financuara nga PPP-të mund të arrijë deri në 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Ky borxh i mundshëm nuk është marrë parasysh nga qeveria, në parashikimin e saj që borxhi publik të zbresë në 63% të PBB-së deri në vitin 2021.

“Programi ambicioz i autoriteteve për investime publike nëpërmjet PPP-ve paraqet risqe të konsiderueshme fiskale. Është me rëndësi parësore fuqizimi i zbatimit të kuadrit të PPP-ve dhe fillimi i shfrytëzimit të kompetencave ligjore të zgjeruara rishtazi të Ministrisë së Financave për vlerësimin dhe monitorimin e projekteve PPP. Në dallim nga praktika e tanishme, ndikimi që kanë PPP-të në llogaritë fiskale dhe borxhin publik duhet të
reflektohet me transparencë dhe në përputhje me normat ndërkombëtare të kontabilitetit publik”.

Sipas FMN, “Forcimi i menaxhimit të investimeve publike bëhet edhe më kritik në kuadër të rritjes së planifikuar të investimeve publike, në veçanti proceset e vlerësimit dhe përzgjedhjes së projekteve, në mënyrë që të pakësohen çuarjet dëm dhe shpërdorimet. Respektimi i programit buxhetor afatmesëm është me rëndësi për uljen e rrezikun e angazhimeve  të pafinancuara dhe të detyrimeve të prapambetura. Edhe në kuadrin e shpenzimeve të rritura në buxhetin e vitit 2018, projektet e reja të planifikuara po lënë më pak hapësirë për angazhimet ekzistuese”.

Angazhimi për konsolidim fiskal është zbehur

Angazhimi i qeverisë për konsolidim fiskal ishte një nga pikat që ka marrë vlerësimin më të madh të FMN-së vitet e fundit. Por tashmë FMN paralajmëron se pavarësisht forcimit të rimëkëmbjes, konsolidimi fiskal pritet të ngadalësohet në 2017-n. Bazuar në buxhetin e rishikuar, misioni pret që balanca primare e buxhetit të përkeqësohet nga një suficit prej 0.2% e PBB-së në 2016-n, në 0.1% të PBB-së në 2017-n, si rrjedhojë e detyrime të papaguara për TVSH-në, garancitë e energjisë dhe shpenzimet e qeverisë lokale.

“Megjithatë, deficiti i përgjithshëm i qeverisë pritet të bjerë modestisht në 2 për qind të PBB-së për shkak të kursimeve nga interesat. Borxhi publik
(përfshirë detyrimet e konsiderueshme të prapambetura të qeverisjes vendore dhe qendrore) gjithashtu pritet të bjerë modestish nga 73,3 për qind në 71½ për qind të PBB-së në fund të vitit 2017″, thuhet në raport.

Detyrimet e prapambetura rriten sërish

Ndonëse FMN e ka paralajmëruar vazhdimisht qeverisë që të bënte kujdes për të mos krijuar detyrime të reja të prapambetura, ato janë rritur sërish.

Sipas deklaratës, deri në fund të qershorit, qeveria lokale dhe qendrore ka akumuluar detyrime të prapambetura që arrijnë në 1.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që përfshin 0.3% të PBB-së si TVSH e parimbursuar.

Teksa PBB është rreth 1.5 trilionë lekë, në vlerë absolute, detyrimet e prapambetura arrijnë në rreth 16.5 miliardë lekë, ose rreth 120 milionë euro (shënim i Monitor).

” Për të parandaluar krijimin e detyrimeve të prapambetura, autoritetet duhet të përmirësojnë procesin e rimbursimit të TVSH-së, të fuqizojnë masat kontrolluese për angazhimet kontraktuale, sidomos në Ministrinë e Energjetikës dhe Infrastrukturës, të shtrijnë aksesin në sistemin informatik të Thesarit edhe në njësitë e qeverisjes vendore, të regjistrojnë të gjitha angazhimet e pabuxhetuara dhe të regjistrojnë faturat e papaguara”.

Rritja do të ngadalësohet në 2018-n

FMN pret që rritja ekonomike të ngadalësohet në 3.7% në vitin 2018, pasi investimet e mëdha të lidhura me projektet e energjisë do të përfundojnë.

Megjithatë, në afatin e gjatë, rritja ekonomike do të kalojë 4%, i nxitur nga reformat drejt integrimit në BE dhe rimëkëmbjen e partnerëve tregtarë.

“Risqet për këtë parashikim janë të balancuara. Në aspektin pozitiv, rritja e besimit pas zgjidhjes së paqartësisë politike dhe efektet nga projektet e mëdha në energjetikë dhe infrastrukturë mund të çojnë në investime më të mëdha dhe në një rimëkëmbje më të fortë të kredisë. Në aspektin negativ, vijimi i kushteve të motit të thatë mund të ketë ndikim në prodhimin e energjisë elektrike dhe të paraqesë risqe pothuaj-fiskale. Një ngadalësim i
ritmit të reformave dhe shkarjet fiskale mund ta ulnin besimin, të rrisnin primet e riskut dhe të rrisnin risqet e përhapjes së efekteve. Vështirësitë në sistemin bankar në Evropë ose ulja me shpejtësi e levës financiare nga bankat në BE mund të çonin në stres të sektorit financiar”, thuhet në deklaratë.

“Në këtë kuadër, prioritetet kryesore për politikat janë i) ruajtja e stabilitetit makroekonomik dhe ii) thellimi i reformave strukturore për ta përmirësuar klimën e investimeve dhe për të arritur nivelet e të ardhurave si në BE. Politikat të synojnë t’u japin zgjidhje vështirësive që lindin
nga borxhi i lartë publik, niveli i ulët i kreditimit dhe institucionet e dobëta, që i frenojnë investimet”.

Të rishikohet plani për bashkimin e tatimeve e doganave

FMN thotë në deklaratën zyrtare se plani i deklaruar për bashkimin e tatimeve e doganave duhet të rishikohet, duke pasur parasysh rrezikun e lartë që ky proces mund të ketë në mbledhjen e të ardhurave dhe në reformën që po zbaton administrata tatimore. “Njoftimi për bashkimin e administratave tatimore dhe doganore është mirë të rikonsiderohet edhe një herë, po  të kemi parasysh risqet e larta të cënimit të mbledhjes së të ardhurave dhe reformat që po bëhen në administratën tatimore. Më në përgjithësi, riorganizimi i administratës së qeverisjes qendrore është mirë të zbatohet me vëmendje të veçantë tek efekti funksional”, theksoi FMN.

FMN mirëpret taksën e pronës

FMN thekson se nevojiten masa shtesë për të mobilizuar burime për shpenzimet e rritura prioritare në shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë. Efikasiteti tatimor është i ulët në krahasim me vendet fqinje,  duke pasqyruar pragje të larta tatimore dhe nivel të ulët të përmbushjes së detyrimeve nga tatimpaguesit. Mbështetja shumë e lartë në tatime të veçanta ka çuar gjithashtu në elasticitet të ulët  tatimor në raport me PBB-në. Misioni e mirëpret zbatimin e planifikuar të një tatimi mbi pronën që mbështetet në vlerën e pronës dhe përmirësimin e përmbushjes së detyrimeve tatimore dhe rekomandon masa të tjera shtesë si indeksimi i akcizave sipas inflacionit për të ruajtur vlerën reale, taksën e transferimit të pronësisë si hap tranzitor drejt futjes tatimit të bazuar në vlerën e pronës, akcizat mjedisore dhe zgjerimin e bazës tatimore. Autoritetet nuk duhet të japin më përjashtime të reja tatimore, trajtime preferenciale apo të ulin shkallët tatimore. Struktura e TVSH-së dhe e tatimfitimit për bizneset
e vogla duhet të marrë në konsideratë një regjim të thjeshtuar për ta minimizuar barrën për administratën tatimore. /monitor/b.d

Next Post
Misteri që ‘varroset’ me autorin e masakrës së Las Vegasit, çfarë u zbulua për babain e tij

Vëllait të autorit të masakrës i dridhet zëri: Jemi të tronditur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

March 20, 2026
Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

March 20, 2026
Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

March 20, 2026
“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

March 20, 2026
“Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike

Salianji sfidon Berishën për kreun e PD, Bejko: Rruga më e mirë për partinë, të ndjekë statutin aktual

March 20, 2026
Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 20, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In