• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

FMN kritikon ashpër Kosovën: Për veteranët po e rrezikoni buxhetin

by Aalison Pearse Stevens
12/05/2016 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondi Monetar Ndërkombëtar është duke e paralajmëruar Qeverinë e Kosovës se po e vë në rrezik buxhetin e shtetit. Ky institucion ndërkombëtar ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që të ketë kujdes me paratë që po i ndan për veteranët.

FMN thotë se në buxhet janë parashikuar 60 milionë euro për këtë kategori, derisa shpenzimet mund të shkojnë deri në 100 milionë. Në ekzekutiv nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje. Kurse, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka treguar se në vazhdimësi ka pasur kontakte me Fondin Ndërkombëtar Monetar. Derisa, veteranët thonë se pensionet e tyre nuk bën të preken, referon Express.

Pensionet e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bërë mollë sherri për Qeverinë e Kosovës dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, kjo për faktin se ish-ushtarët e UÇK ‘së janë duke e rrezikuar fort qëndrueshmërinë e buxhetit të shtetit.

E për t’i eliminuar telashet me paratë e shtetit, FMN po kërkon nga qeveria e Kosovës që të ndërhyjë menjëherë. FMN ka bërë me dije se numri i madh i veteranëve të UÇK’së ka tejkaluar edhe paratë e planifikuara në buxhet për afro 40 milionë euro.

“Tani ka më shumë se 30.000 veteranë të luftës të certifikuar dhe më shumë se 23.000 prej tyre tani po marrin të ashtuquajturin pension veteran. Kjo është kundër vlerësimit fillestar të 15.000-20.000 veteranëve të luftës dhe 13.000 pensioneve të veteranëve të luftës. Kuptohet, shpenzimet e ndërlidhura tani janë shumë më të larta nga parashikimet. Në fakt, kostoja vjetore e të gjitha skemat të përfitimeve të lidhura me luftën mund të arrijë 100 milionë euro ose më shumë nga viti i ardhshëm, ndërsa buxheti për vitin 2016 është ndarë 60 milionë euro”, thuhet në përgjigjen e FMN’së dhënë për Gazetën Express.

FMN ka bërë me dije se 60 deri 75 milionë duhet të shpenzohen këtë vit për të gjitha skemat sociale të ndërlidhura me luftën. (b.an)

Next Post

Afrimi me nominimin zbut qëndrimin e Trump ndaj muslimanëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

March 23, 2026
Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

March 23, 2026
Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

March 23, 2026
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In