• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

FMN: Këtë vit Shqipëria pritet të ketë rritjen ekonomike më të lartë në rajon me 4.1%

by Java News
19/04/2017 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka konfirmuar prognozën e mëparshme të ritmit të rritjes së ekonomisë shqiptare në nivelin 3.7 për qind.

Kjo është pasqyruar në raportin e sapopublikuar “Panorama Ekonomike Globale, prill 2017”. Në afatin e mesëm rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë të paktën 4.1%, pritshmëri që mbetet e pandryshuar për vitin 2018 dhe deri në vitin 2022, sipas FMN.

Në 2017-n, Shqipëria pritet të ketë rritjen më të lartë në rajon, me përjashtim të Rumanisë, që parashikohet të zgjerohet me 4.2%. Bosnja do të rritet me 3%, Bullgaria dhe Kroacia me 2.9, Kosova 3.5, Maqedonia 3.2, Mali i Zi 3.3%.Edhe për vitin e ardhshëm, me 4.1%, Shqipëria pritet sërish të kryesojë përparimin ekonomik në rajon. Në afatin e mesëm, i gjithë rajoni pritet të rritet ngadalë, teksa pritshmërinë e FMN-së nuk i kalojnë 3-4% deri në vitin 2022.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit për Shqipërinë pritet të luhatet midis 2-3% në periudhën afatmesme. Ndërkohë, deficiti i llogarisë rrjedhëse, sa 13% e Prodhimit të Brendshëm Bruto mbetet më i larti në rajon, me përjashtim të Malit të Zi, që e ka 22.5%. Vetëm në vitin 2022 ky tregues pritet të ulet në 9.5% të PBB-së në Shqipëri.
Ndërkohë, Fondi, në Panoramën Ekonomike Globale, ka rritur parashikimin për zgjerimin e ekonomisë botërore në 3.5%, nga 3.4% që ishte parashikimi i mëparshëm. Për vitin 2018, pritja mbetet e qëndrueshme në 3.6%. Ky zgjerim i ekonomisë globale në 2017 dhe 2018 është i mbështetur gjerësisht nga shumë faktorë, megjithëse mbetet e brishtë në shumë shtete të zhvilluara dhe eksportuesit e produkteve janë ende në telashe.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, përmirësimi i parashikimit të FMN-së për 2017 është modest, dhe normat e rritjes potenciale afatgjatë mbeten të ulëta anembanë globit në krahasim me dekadat e fundit, veçanërisht në ekonomitë e përparuara. Për më tepër, ndërkohë që ka një rritje të shanseve që rritja do të tejkalojë pritjet në një periudhë afatshkurtër, ka ende shumë rreziqe në horizont dhe që mund të jenë intensifikuar që nga parashikimi i fundit i FMN-së. një prej tyre është p.sh. lufta tregtare dhe rikthimi i tendencave proteksioniste, që është intensifikuar sidomos në ekonomitë e zhvilluara. Kjo mund të çojë në një mbyllje të ekonomive, që do të sjellë çmime më të larta për konsumatorët dhe bizneset, produktivitet më të ulët dhe në total më pak të ardhura për familjet.

“Pas një rimëkëmbjeje të dobët nga kriza financiare globale dhe pas rregullimit të mprehtë të çmimeve të mallrave globale, shumë ekonomi po përpiqen të rrisin potencialin e rritjes, gjithë përfshirjen dhe qëndrueshmërinë. Veprimet për të nxitur potencialin e prodhimit janë me të vërtetë urgjente duke pasur parasysh lëvizjet e vazhdueshme të popullsisë, duke filluar nga plakja e popullsisë në ekonomitë e përparuara, rregullimi i vazhdueshëm ndaj kushteve të tregtisë dhe nevoja për të adresuar dobësitë financiare në tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim, si dhe rritjen e ngadaltë të produktivitetit si në ekonomitë e zhvilluara ashtu dhe në zhvillim”.

Eksportet dalin nga ngërçi, rritje 15% më janar-mars 2017

Ndërkohë importet shtohen 7.5% në një vit, deficiti 13% më shumë

Statistikat e tregtisë së jashtme për tremujorin e parë të këtij viti sinjalizojnë se eksportet mund ta kenë lënë pas krizën dyvjeçare, duke shënuar rritje thuajse në të gjitha grupmallrat. Eksportet kanë vijuar tendencën e tyre pozitive edhe gjatë muajit mars, duke u zgjeruar me 15.7% për tremujorin e parë të 2017-s, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara dje nga INSTAT.

Një rritje të fortë të eksporteve ka shënuar dhe grupi “materiale, ndërtimi dhe metale”, shitjet e të cilit janë dyfishuar në mars dhe janë zgjeruar 48% për tremujorin, për të arritur në 9.7 miliardë lekë. Edhe ky grup, vitin e kaluar kishte shënuar rënie, si rrjedhojë e falimentimit për arsye ristrukturimi të Kurum. Rivënia në punë e Kurum, tashmë në emrin e Albmetal, ka rigjallëruar eksportet e këtij grupi, por ecuri të mirë po raportojnë dhe prodhuesit e çimentos, kryesisht drejt Maqedonisë.

Ndërkohë, arsyeja kryesore e rënies së tyre vitin e kaluar, tashmë është bërë faktori kryesor që po çon në lulëzimin e eksporteve. Bëhet fjalë për grupin “minerale, lëndë djegëse e energji”, që vitin e kaluar vuajti si rrjedhojë e koniunkturës së pafavorshme ndërkombëtare. Megjithatë, pas rritjes së fortë të dy muajve të parë, grupi “minerale lëndë djegëse dhe energji” është ngadalësuar. Për tremujorin, zgjerimi ishte 38% (në 11 miliardë lekë), nga 73% për dymujorin. Në mars madje ky grup ra me 4$, teksa Bankers Petroleum, prodhuesi i naftës dhe eksportuesi më i madh në vend, një pjesë të konsiderueshme të prodhimit po e shet në tregun vendas, te kompania IRTC, që ka marrë në shfrytëzim rafinerinë e ARMO-s.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur tekstilet dhe këpucët amortizuan rënien e lëndëve djegëse e mineraleve, këtë vit kjo industri nuk e ka nisur mbarë. Eksportet e tekstileve e këpucëve u rritën minimalisht me 7.5% në 28  miliardë lekë, por gjithsesi ato vijuan të jenë grupi më i madh i eksportuar. Vitin e kaluar ky grup shënoi rritje dyshifrore.
Eksportet e ushqimeve, janë rritur minimalisht me 2.9% për tre mujorin, duke iu rikthyer zgjerimit pozitiv në mars, pas goditjes nga ngricat në dy muajt e parë të vitit.
Pas një rënieje dy vitet e fundit, “makineritë dhe pajisjet” janë rritur me gati 13%.

Në total, struktura e eksporteve shqiptare vijon të jetë e varur nga krahu i lirë i punës (fasoni) dhe shitja e burimeve natyrore, duke qenë tepër e varur si nga luhatjet e çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare, ashtu dhe nga Italia, që është destinacioni kryesor ku shkojnë produktet e tekstileve e këpucëve.
Ndërkohë, për tremujorin e parë të vitit, vlera totale e importeve arriti në 133 miliardë lekë, 7.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e importeve është e shpërndarë në shumicën e grupmallrave, çka është një tregues i përmirësimit të qëndrueshëm të kërkesës së brendshme. Rritja e lartë e importeve gjatë marsit e ka rritur deficitin tregtar krahasuar me një vit më parë. Për tremujorin, deficiti ishte rreth 71 miliardë lekë, 1 miliard lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Kompanitë paguan vetëm 8 mln lekë tatim fitimi më 2015
Sipas pasqyrave të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompanitë më të mëdha koncesionare realizuan në vitin 2015 435 milionë euro të ardhura bruto, sa 4.2 për qind e prodhimit vjetor të ekonomisë. Por cilat kanë qenë përfitimet për qytetarët?

Të dhënat tregojnë se në vitin 2015 kompanitë koncesionare paguan në total 45 milionë euro taksa direkte. Por pjesa më e madhe e kësaj shume erdhën nga renta minerare, një taksë e veçantë në masën 10 për qind, që ngarkohet mbi prodhimin bruto të mineraleve.

Nëse përjashton rentën, atëherë rezulton se 15 koncesionet më të mëdha të vendit paguan në vitin 2015, vetëm 8 milionë euro tatim mbi fitimin. Kjo është më pak se 5 për qind e taksave që qeveria u merr qytetarëve mbi rrogën.

Panorama financiare e koncesioneve është e komplekse. Në vitin 2015 ato deklaruan në total vetëm 14 milionë euro fitim neto, kjo pasi rreth 40 pë rqind e tyre deklarohen me humbje. Këto janë koncesionet e reja, të cilat në vitet e para rekuperojnë kostot që kanë bërë për nisjen e aktivitetit.

c.a

Next Post
Studentët amerikanë promovojnë kanionet e Osumit

Turistja çeke aksidentohet duke shkrepur foto në kanionet e Skraparit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “E veshur me të zeza”, Kryemadhi batuta me gazetarët teksa paraqitet në SPAK

Kryemadhi, akuza të forta Berishës: Meta është në burg prej marrëveshjes PD-PS!

February 6, 2026
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë është interes strategjik i SHBA

Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë është interes strategjik i SHBA

February 6, 2026
3-vjeçari humbi jetën pas një ndërhyrje dentare, prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

3-vjeçari humbi jetën pas një ndërhyrje dentare, prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

February 6, 2026
Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

February 6, 2026
“Berishës i thashë hiq dorë”/ Malltezi tregon bisedën me vjehrrin pas humbjes së PD në zgjedhjet e 11 majit

“Partizani”, Malltezi: Gjetëm mbi 35 falsifikime, prokurorët dhe Irena Gjoka kishin komunikime

February 6, 2026
Kapedanët

Reforma territoriale/ Kuko: Duhet rikalibrim i jetës në territor, të reflektohen ndryshimet demografike dhe ekonomike

February 6, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima

I vendosën eksploziv në makinë, shoferi në Konispol e pikas në kohë dhe ndalon

February 6, 2026
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

February 6, 2026
“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

February 6, 2026
Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In