• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FMN-ja parashikon se ekonomia kineze do të rritet 8.1 % sivjet

by A R
27/01/2021 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të martën, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) u shpreh se ekonomia kineze pritet të rritet 8.1 % në vitin 2021.

Parashikimi, i bërë në raportin e fundit “Perspektiva e ekonomisë botërore” të publikuar nga kjo organizatë, është 0.2 pikë përqindjeje më i lartë se shifra e shpallur para gjysmë muaji. Njëkohësisht, parashikohet se ekonomia globale do të rritet 5.5 % këtë vit.

Të martën, kryeekonomistja e FMN-së Gita Gopinath u shpreh në një konferencë shtypi virtuale se në 3-mujorin e katërt të vitit 2020, Kina u kthye në nivelet e parashikimeve para pandemisë, përpara të gjitha ekonomive të mëdha.

Ajo shtoi se rritja e parashikimit për vitin 2021 pasqyron efektet pozitive të fillimit të vaksinimit në disa vende dhe përkrahjen shtesë me politika në fund të vitit të kaluar në disa ekonomi, si ShBA-ja e Japonia.

Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të Kinës, në tre muajt e fundit të vitit të kaluar PBB-ja e ekonomisë së dytë më të madhe në botë u rrit 6.5 %.

Rritja ekonomike në atë tremujor e çoi rritjen vjetore të vendit në 2.3 %, gjë që tregon se Kina realizoi rritje pozitive vjetore në 2020-n, ndërsa shumë vende të tjera vazhduan të përballen me pandeminë.

Por mbetja prapa e rimëkëmbjes së konsumit dhe shpërthimi kohët e fundit i rasteve të COVID-19 në disa qytete të Kinës Veriore kanë ngjallur shqetësimet e publikut për rimëkëmbjen ekonomike. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2020 vëllimi i shitjes me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë u ul 3.9 % në krahasim me vitin 2019, hera e parë e tkurrjes së shitjes me pakicë që nga viti 1968

Të martën, guvernatori i Bankës Popullore të Kinës, z. Yi Gang, u shpreh se politika monetare e Kinës do të ruajë qëndrueshmërinë për të mbështetur rritjen ekonomike dhe se banka qendrore nuk do të tërhiqet para kohe nga politika mbështetëse.

Yi Gang parashikoi se rritja ekonomike e Kinës sivjet do të qëndrojë në sferën normale të rritjes para pandemisë.

Next Post
Punonte si infermier në spital, kush është viktima e aksidentit në Fier

Punonte si infermier në spital, kush është viktima e aksidentit në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In