Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, u shpreh optimiste sot për rritjen ekonomike amerikane nën Donald Trump por vlerësoi se kjo mund të prekë ekonominë botërore.
“Mbi atë pak që ne dimë dhe insistoj mbi këtë pasi bëhet fjalë për një prcoes në zhvillim (…) ne kemi arsye të jemi optimistë mbi rritjen ekonomike në SHBA”, deklaroi Lagarde gjatë “World Government Summit”, mbledhje vjetore e personaliteteve e organizuar në Dubai.
Ajo vlerësoi se rritja do të stimulohet nga investimet në infrastrukturë që synon të bëjë administrata Trump, ku premtimi i tij për një reformë fiskale bëri që “Wall Street” të regjistrojë shifra të larta fitimi./b.d