• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Fluturon’ çmimi i naftës, më i larti në 4 vitet e fundit

by Java News
25/09/2018 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nafta ka pësuar rritjen e saj më të lartë në 4 vitet e fundit, duke u shitur me mbi 81 dollarë për fuçi, pasi Arabia Saudite dhe Rusia refuzuan thirrjet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të rritur prodhimin. E hëna, kur edhe u regjistrua çmimi më i lartë prej nëntorit të vitit 2014 prej 81.16 dollarë për fuçi, shënonte gjithashtu edhe një rritje prej 3 për qind brenda ditës.

Arabia Saudite është udhëheqëse e kartelit të vendeve prodhuese të naftës “OPEC”, ndërsa Rusia është grupi më i madh prodhues i naftës jashtë këtij karteli.

Vendet e “OPEC”-ut u mblodhën në Algjer gjatë së dielës për të diskutuar nivelet globale të furnizimit dhe sanksionet amerikane ndaj Iranit, një takim që gjithsesi përfundoi pa marrëveshje formale apo ndonjë shtysë për rritje të furnizimit. Ministri saudit për Energjinë, Khalid al-Falih tha gjatë një konference për shtyp se ai nuk mundet të “ndikojë” në çmimin e naftës.

Megjithatë, sipas asaj që raporton “Reuters”, OPEC dhe vende të tjera prodhuese kanë diskutuar rritjen e mundshme të prodhimit me 500 mijë fuçi në ditë. Shitjet e naftës bruto të Iranit kanë rënë, pasi blerësit u janë frikësuar penalizimeve që rrjedhin si pasojë e sanksioneve që pritet të hyjnë në fuqi në nëntor. Pikërisht kjo frikë ka bërë që çmimi i naftës të rritet, teksa tregtarët më të mëdhenj si “Trafigura” apo “Mercuria” parashikojnë që çmimi do ta tejkalojë nivelin e 100 dollarëve për fuçi në fillim të vitit të ardhshëm.

Përmes një “cicërime” në “Tëitter” gjatë javës së kaluar, presidenti amerikan Trump tha se “OPEC”-u duhet të bëjë gjithçka për të ulur çmimin e naftës, duke rritur prodhimin global.

“Ne jemi ata që i mbrojmë vendet e Lindjes së Mesme, – shtoi Trump. – Ato nuk mund të jenë të sigurta për një kohë të gjatë pa ne, e megjithatë vazhdojnë ta ngrejnë gjithnjë e më shumë çmimin e naftës. Nuk kemi për ta harruar këtë”.

Ministri iranian i Naftës, Bijan Zanganeh tha të dielën se mesazhi i Trumpit në rrjetin social ishte “ofendimi më i madh ndaj aleatëve të Uashingtonit në Lindjen e Mesme”.

Vitin e kaluar, “OPEC” dhe kombet e tjera prodhuese të naftës, përfshi Rusinë, ranë dakord për të zgjatur më tej akordin e nënshkruar fillimisht në vitin 2016 për të ulur prodhimin, në mënyrë që të rritej disi çmimi i naftës që kishte rënë nën 50 dollarë për fuçi. Kjo marrëveshje u la në fuqi edhe në takimin e së dielës.

a.ç

Next Post
FOTOT/ “A keni vapë?” Plas ironia me Bashën

FOTOT/ "A keni vapë?" Plas ironia me Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In