• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Fluturimet nga Rinasi, në skenë një kompani e re low cost

by Aalison Pearse Stevens
01/08/2016 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Falimentimi i Belle Air në tetor të 2013-s, operatorit që kishte gjysmën e tregut të fluturimeve ajrore në vend, la një hapësirë të madhe tregu. Belle Air kishte si destinacion kryesor Italinë, duke operuar si low cost, me çmime 10-30% më të lira se konkurrenti direkt Alitalia. Ishte pikërisht ky i fundit që mori pjesën më të madhe të tregut të lënë bosh. Në lojë hyri dhe Blue Panorama, si operator low cost.

Muajt e fundit, AlItalia shkurtoi rrugët dhe rriti ndjeshëm çmimet, me 60-70%, nga 140-150 euro në 240 euro e më lart, duke zemëruar konsumatorët.

Ndërkohë konkurrenca po rritet. Një pjesë e pasagjerëve po zgjedhin për të udhëtuar me Blue Panorama, për shkak të çmimeve dukshëm më të lira të lira, ndërsa një operator tjetër i ri, Fly Ernest sapo ka hyrë në treg, duke reklamuar tarifa të lira.

Operatorët low cost po ofrojnë aktualisht çmime shumë më të lira se AlItalia, megjithatë për shkak të numrit të kufizuar të destinacioneve që ato ofrojnë, Alitalia vijon të dominojë.

Por, le të shohim sa kushton një biletë drejt Milanos , në fund të shtatorit, nëse do ta prenotonim sot.

Me AlItalia, bileta avajtje-ardhje nga Milano Malpensa (me tranzit nga Roma), rreth datave 18 dhe 22 shtator, alternativa më e lirë kushton 239 euro.

Me Blu Panorama, bileta në datat 18-20, vajtje ardhje në Milano, kushton 131 euro. Nëse kombinon datat (psh 20 shtator me 24 shtator), mund të gjesh bileta edhe me 115.77 euro.

Me operatorin e ri, Fly Ernest, mund të gjesh biletë vajtje në datën 18 shtator për 58.5 euro dhe kthim në datën 22 shtator për 31.1 euro, në total vajtje-ardhje 89.9 euro (çmimi minimal ky, pa opsione shtesë), nga Tirana në aeroportin e Bergamos, duke e bërë atë alternativën më të lirë për të udhëtuar drejt Milanos.

Ndryshe nga tendenca europiane që këtë verë po sheh ulje të ndjeshme të biletave ajrore (edhe 4 euro), në Shqipëri çmimet janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Në fillim të muajit prill 2016 AlItalia rivendosi kontrollin mbi sistemin e rezervimit. Teknikisht kjo nënkupton që agjencitë nuk kanë më mundësi të ndërhyjnë me klasin e udhëtimeve (më parë agjencitë ndërhynin në sistem duke shitur një pjesë të madhe të biletave me klasin më të lirë). Kjo solli një rritje të menjëhershme të çmimeve, me 60-70%, dhe sot drejt Italisë, (desinacioni i gjysmës së pasagjerëve) vështirë sot se gjen biletë nën 200 euro për çfarëdolloj destinacioni.

Edhe në raport me rajonin, biletat janë disafish më të shtrenjta. Nga Shqipëria drejt Europës, biletat janë minimalisht 50% më të shtrenjta, edhe kur bëhet fjalë për të njëjtët operatorë, psh me Austrian Airlines. Në destinacionet që në aeroportet e Shkupit e Podgoricës operohen nga kompani low cost, si Milano, Venecia, Londra, qytetet e Gjermanisë, çmimet nga Rinasi janë disa fish më të shtrenjta.

Monitor/d.i.

Next Post

Bashkia e Tiranës rikthen kinemanë verore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In