• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flutura Açka: Jam pjesë e saj, e di, por urrej t’i ngjaj, i rri larg për higjienë politike

by Java News
22/05/2023 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flutura Açka në një postim në rrjete sociale shkruan se demokracia e vrarë në 2008, nuk ka shërim, duke shtuar se duhet një shkundje e vërtetë moralë që situate të ndryshojë.

“Këta fitimtarë e këta humbësa janë duart e pista të një trupi të përmutur, në mos të vdekur, që kutërbon. Që vjedhin vullnete. Që blejnë shpirtra. Që joshin naivitete. Që vrasin shpresa. Që mashtrojnë besimtarë. Që ndërsejnë fanatikë. Që miqësojnë kriminelë. Që rehatojnë të korruptuar. Jam pjesë e saj, e di. Por urrej t’i ngjaj, i rri larg për higjienë politike. Nuk e dija që ishte mekanizëm, pa zemër. Vetëm me racio pushteti”, shkruan ajo.

Açka gjithashtu apelon për një lëvizje të re politike pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 14 majit,.

REAGIMI:

Fitimtarë pa moral dhe të mundur pa turp

Kjo është arsyeja pse parlamenti i së enjtes nuk kishte asnjë zë në rendin e ditës që të përfshinte diskutime.

E pra: tri ditë pas zgjedhjeve!!!!

Kjo është arsyeja pse pas dy muajsh paralizë totale të shtetit dhe Parlamentit, ai do të ketë sërish javë të gjelbër.

Nëse shumë shpejt nuk nis një lëvizje e re opozitare, jopolitike por mirëfilli politike, thyerja e demokracisë shqiptare do të jetë falale.

Këta fitimtarë e këta humbësa janë duart e pista të një trupi të përmutur, në mos të vdekur, që kutërbon. Që vjedhin vullnete. Që blejnë shpirtra. Që joshin naivitete. Që vrasin shpresa. Që mashtrojnë besimtarë. Që ndërsejnë fanatikë. Që miqësojnë kriminelë. Që rehatojnë të korruptuar.

Jam pjesë e saj, e di. Por urrej t’i ngjaj, i rri larg për higjienë politike. Nuk e dija që ishte mekanizëm, pa zemër. Vetëm me racio pushteti.

Fitimtarët dhe humbësat ishin bashkë në betejë, janë bashkë edhe në fitore. Arsyeja pse nuk ka asnjë grimë reflektim. Sepse njërit po t’i shkasë këmba, trondit bashkësinë.

Na duhet t’ua shpjegojmë këtë shqiptarëve. Po ua shpjegoj bashkë me keqardhjen e thellë. Me këtë sistem që këta i komplotuan demokracisë shqiptare më prill 2008, nuk ka shërim. Na duhet një shkundje e vërtetë morale, dhe kjo nuk bëhet vetëm.

Çdo mbërtheckë tjetër e nivelit liliput, vetëm shtrëngon vidat e këtyre, vetëm grasaton mekanizmin e ndryshkur politik që këta i sajuan demokracisë shqiptare, e cila sot ngjan si një pajisje që bën zhurmë tek ecën nga zhvidhisja.

/s.f

Next Post
Defender Europe 23/ Kim: Krenare që Shqipëria është aleatja jonë më e mirë

Defender Europe 23/ Kim: Krenare që Shqipëria është aleatja jonë më e mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

January 11, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kompjuteri dhe telefoni celular janë “sisteme kompjuterike”

January 11, 2026
Nuk heq dorë nga grabitjet 38-vjeçari nga Korça, arrestohet sërish për vjedhjen e 5 banesave

Nuk heq dorë nga grabitjet 38-vjeçari nga Korça, arrestohet sërish për vjedhjen e 5 banesave

January 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 12 Janar 2026

January 11, 2026
I dënuar në Itali me burg, arrestohet 38-vjeçari shqiptar, cilat janë akuzat ndaj tij

I dënuar në Itali me burg, arrestohet 38-vjeçari shqiptar, cilat janë akuzat ndaj tij

January 11, 2026
Aleati i Bashës i pakënaqur me marrëveshjen: Nuk ishte reforma që prisnim, zgjedhjet pasardhëse duhet të jenë me lista të hapura

Ndoka i zhgënjyer nga tryeza e Berishës me aleatët: Frymë mosbesimi ekstreme!

January 11, 2026
Përmbytjet, Vengu në Thanasaj të Lushnjës: Shqetësim, tokat bujqësore. Kemi evakuuar disa stane

Përmbytjet, Vengu në Thanasaj të Lushnjës: Shqetësim, tokat bujqësore. Kemi evakuuar disa stane

January 11, 2026
“Ndodhi pak para se të futej në BBV”, Ina i tregon Mirit raportin me Keijsin: Ne s’kemi qenë të lidhur, u puthëm kur…

“Ndodhi pak para se të futej në BBV”, Ina i tregon Mirit raportin me Keijsin: Ne s’kemi qenë të lidhur, u puthëm kur…

January 11, 2026
Moti i keq, Korça përfshihet nga reshjet e dëborë, ndërprerje energjie në disa fshatra

Moti i keq, Korça përfshihet nga reshjet e dëborë, ndërprerje energjie në disa fshatra

January 11, 2026
Atentati me dy të vrarë në Rinas, Prokuroria e Tiranës do marrë dëshminë e Shullazit

Atentati me dy të vrarë në Rinas, Prokuroria e Tiranës do marrë dëshminë e Shullazit

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In