“Tre anije të Marinës Ushtarake kanë interceptuar deri tani gjashtë varka të mëdha, ndërkohë që operacionet e kërkim-shpëtimit janë në vazhdim e sipër”, thuhet në komuniaktën e rastit të marinës së sipërcituar.
Moti i mirë ka intensifikuar mbërritjen e migrantëve në Itali.
”Ndërkohë, vetëm dje janë shpëtuar 1 095 persona në det”, shkruan Roja Bregdetare italiane në Twitter.
”Deri dje, në Itali kanë zbarkuar 6 500 migrantë, 58 për qind më shumë sesa java e kaluar”, tha Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM)./a.m.









