Për shkak të fluksit të shtuar dhe kërkesave të shumta nga qytetarët për t’u pajisur me karta identiteti dhe pasaporta, autoritetet janë detyruar të punojnë edhe ditën e shtunë në qytetet kryesore të vendit. Ky shërbim do të merret në nëntë qytete të vendit si strategji për të pajisur sa më shumë qytetarë me dokumente identifikimi.
Në kuadër të masave që janë marrë për përballimin e fluksit, nesër, përveç Tiranës, do të jenë funksionale zyrat e aplikimit në qytetet: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër, Kamëz dhe Vlorë”, thuhet në njoftim./a.meta