• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fluksi i fëmijëve në Pediatri, Manastirliu-prindërve: Përdorni qendrat shëndetësore

by Java News
03/09/2019 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisur nga fluksi i lartë i ditëve të fundit në Urgjencën e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur hapjen e parakohëshme të qendrave shëndetësore 24 orëshe për urgjencat pediatrike.

Ministrja Manastirliu pa nga afër situatën në Pediatrinë e Tiranës, ku vlerësoi punën e stafit mjekësor në përballimin e situatës dhe lajmëroi hapjen e qendrave të reja për të shfryrë fluksin në QSUT.

“Nisur nga fluksi i lartë i rasteve gjatë tre ditëve të fundit, edhe pse është një periudhë e pazakontë e vitit, kemi vendosur të hapim tre qendra rehidrimi me shërbim 24 orë, në mënyrë që prindërit t’i çojnë fëmijët pranë qendrave shëndetësore për të marrë perfuzion apo shërbimin e pediatrit, pa patur nevojë të presin me radhë të gjata në QSUT”, tha Manastirliu.

Në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që sot, 3 qendra shëndetësore do të jenë 24 orë në Tiranë, për shërbimin e Pediatrisë, më konkretisht:  Qendra Shëndetësore nr. 7 në Laprakë, Qendra Shëndetësore nr. 8 në zonën e ish-bllokut dhe Qendra Shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut kthehen me shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike. Janë marrë masa që të 3 qendrat shëndetësore të kenë mjediset ku do të kryhen vizitat dhe asistohen fëmijët e sëmurë edhe për serume dhe janë pajisur me barna apo materiale mjekësore. Gjithashtu, çdo qendër shëndetësore në Tiranë ofron shërbimin edhe pasdite, deri në orën 20:10. Ndërsa hapja e tre qendrave të reja, pa afat, do t’i shërbejë fluksit të natës në Pediatri.

Gjatë vizitës në Pediatri, Manastirliu bëri dhe një apel për prindërit.

“Gjatë bisedës me mjekët u informova se 70% e rasteve nuk janë raste urgjence, që fare mirë mund ta marrin shërbimin, pa pritur, pranë qendrave shëndetësore, ndaj do t’ju kërkoja që të përdorni qendrat shëndetësore, ku shërbimi ofrohet në kushte shumë të mira dhe nga ekipe mjekësh dhe infermierësh profesionistë”, tha Manastirliu.

Gjatë ditëve të fundit në shërbimin e Urgjencës Pediatrike janë paraqitur rreth 1200 pacientë, një fluks shumë i pazakontë, i përballuar me shërbim të përforcuar nga mjekët dhe infermierët e këtij shërbimi. Mjekët e Pediatrisë bënë apel për të gjithë prindërit, të mos e anashkalojnë mjekun e familjes, që të evitojnë pritjen dhe në urgjencë të trajtohen vërtet rastet që kanë nevojë për trajtim të specializuar.

g.kosovari

Next Post
Me 7 vota pro, 1 kundër miratohet plani për hetimin e presidentit Meta

Me 7 vota pro, 1 kundër miratohet plani për hetimin e presidentit Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

April 7, 2026
Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

April 7, 2026
Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In