• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fluksi i dosjeve, KQZ detyron partitë të dorëzojnë formularët e vetëdeklarimit të kandidatëve

by A R
16/02/2017 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që formularët e dekriminalizimit për kandidatët e parlamentit të ri, të depozitohen pranë këtij komisioni përmes partive politike.

Projektvendimi do të miratohet në mbledhjen e sotme dhe pritet që në këtë mënyrë, përgjegjësinë e mbledhjes së vetëdeklarimeve t’i ngeli subjektit politik dhe jo KQZ-së.

Kjo e fundit do të bëjë një verifikim fillestar të deklarimeve përpara se të vendosë pranimin ose jo të kandidaturës. Në lidhje me dokumentacionin e kandidimit, ka ndryshime ligjore. Kuvendi i Shqipërisë me ligjin

“Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” ka përcaktuar detyrimin e çdo kandidati përpara regjistrimit të tyre si të tillë, për depozitimin në KQZ të formularit të vetëdeklarimit.  Për këto arsye Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi që: “Për secilin kandidat të listës shumëemërore, partia politike depoziton përveç dokumentacionit të përcaktuar në këtë udhëzim, formularin e vetëdeklarimit sipas modelit të miratuar në Kreun, III, pika 5 të Vendimit nr.17/2016 të Kuvendit “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015”.

Formulari i vetëdeklarimit, duhet të plotësohet në mënyrë të qartë me kompjuter dhe të nënshkruhet në çdo fletë nga kandidati””,-thuhet në projektvendim. Përveç të tjerash, administrata e KQZ-së verifikon  të dhënat në formularin e vetëdeklarimit, të kandidatëve. Në varësi të rezultatit të verifikimit të formularëve të vetëdeklarimit, administrata paraqet për miratim në KQZ, projekt aktin përkatës.

Vështirësitë
Pavarësisht se zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit do të zhvillohen me një “rrjetë ligjore” për të penguar kriminelët të depërtojnë në Kuvend, ligji i dekriminalizimit do të hasë vështirësi të mëdha zbatimi.

Arsyet janë krejtësisht teknike, sepse ligji i verifikimit të integritetit të figurave që janë ushtrojnë funksione publike nuk është harmonizuar me Kodin tonë Zgjedhor duke vendosur përpara një udhëkryqi institucional KQZ-në. Bazuar në këtë kod, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që listat e kandidatëve të të gjitha subjekteve duhet të dorëzohen jo më vonë se data 5 maj 2017, ndërsa zgjedhjet janë caktuar për 18 qershor. Në një përllogaritje të përafërt, nga rreth 65 subjekte zgjedhore që regjistrohen në proces, depozitohen mesatarisht 7 mijë kandidatë.

Kjo do të thotë se nga data 5 maj kur do të njihet zyrtarisht me kandidatët e propozuar nga partitë politike, deri ditën e zgjedhjeve, KQZ ka vetëm 45 ditë për të grumbulluar formularët e tyre të deklarimit, për të kontrolluar në mënyrë manuale çfarë ata kanë deklaruar, e po ashtu për të verifikuar nëse ndonjë prej deklarimeve përbën ndalim për tu kandiduar. Por cilat janë dy alternativat si mund të shkohet në procesin e verifikimit të kandidaturave.

Sipas burimeve brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mundësia e parë, që duket edhe më e vështira për tu arritur, është që të bëhet verifikimi i të gjithë emrave paraprakisht, duke dhënë “dritën jeshile” për kandidatët e pastër. Edhe sikur të investojë të gjithë burimet e saj njerëzore në këtë drejtim, KQZ mund t’ja dalë vetëm të bëjë një verifikim të atyre çfarë kanë deklaruar vetë në formularë kandidatët, por mund të mos ja dalë të verifikojë informacionet me institucionet e tjera të përfshira.

Alternativa e dytë është që KQZ të fillojë normalisht procesin e verifikimit dhe ta përfundojë atë pasi të jenë shpallur fituesit. Kjo do ta kufizonte punën në vetëm 140 emrat fitues të listës së kandidatëve për deputetë. Në këto kushte, KQZ, përpara se të shpallë vlefshmërinë e mandatit të një deputeti, do të duhet të bëjë verifikimin e pastërtisë së tij. Derisa të 140 emrat të verifikohen, KQZ nuk do të konstituojë parlamentin.

Anëtari i shtatë
KQZ do të hedhë sot shortin për anëtarin e shtatë pranë KZAZ-ve për zgjedhjet e 18 qershorit. Ky anëtar përcakton balancën e vendimmarrjes në këto qeliza të administrimit zgjedhor.

Regjistrimet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të regjistrojë sot si subjekte zgjedhore dy parti: “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë” dhe “Partia e Gjelbër”, për zgjedhjet për Kuvendin./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Marrëveshja: 22-vjeçarja shkon me shumë meshkuj, por i dashuri nuk duhet ta tradhtojë…

Marrëveshja: 22-vjeçarja shkon me shumë meshkuj, por i dashuri nuk duhet ta tradhtojë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com