• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fluks te ‘Magjistratura’, Sadushi: Mungesa e opozitës nuk e pengon Reformën në Drejtësi

by A R
02/03/2019 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e fundit e shkurtit ka qenë afati përfundimtar që kandidatët për magjistratë, prokuror gjyqtar dhe ndihmesa ligjor, të paraqesin aplikimet për shkollën e magjistraturës.

Zyrtarisht mësohet se kanë paraqitur interes për t’u regjistruar në këtë shkollë mbi 300 juristë, interesim që sipas drejtorit të shkollës ishte i lartë.

Drejtori i shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi për Ora News thotë:

“Në muaj prill do të organizohet testimi dhe fituesit duhet të jenë sipa kuotave të përcaktuara nga këshillat, rreth 50 magjistratë nga të cilët 15 prokurorë dhe 15 gjyqtarë, si edhe 25 këshilltarë ligjorë.

Është një numër prej 75 kandidatësh që pritet të fillojnë mësimin në muajin tetor nëse e kalojnë suksesshëm e muajit prill.”

Sadushi thotë se tashmë reforma në drejtësi ka nisur të funksionojë dhe brenda 2019 do të jenë ngritur të gjitha institucionet e reja.

“Është shumë e rëndësishme të vijojë me ritme të shpejta procesi i vettingut sepse pa filluar procesi i vettingut për kandidatët aplikojnë në organet përkatëse, si në Gjykatën Kushtetuese apo në Inspektorin e Lartë të Drejtësisë sigurisht që vështirësitë do jenë por mendoj se 2019 do jetë një vit që do kemi organe të ngritura.”, thotë  Sadushi.

Për Sadushin mungesa e opozitës në parlament nuk e pengon reformën në tërësi por miratimin e disa ligjeve të saj të cilat janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Politika nuk mund të ndërhyjë dot në gjyqësor, të paktën në drejtim të promovimit të gjyqtarëve, të prokurorëve, pra të ndikimit që më parë e kishte për shkak të mënyrës sesi ishin hartuar normat kushtetuese. Tashmë çdo gjë është në dorë të organeve të gjyqësorit.”, thotë Sokol  Sadushi.

Shkolla e magjistraturës do të jetë i vetmi institucion që do të furnizojë tashmë sistemin e drejtësisë me magjistratë, të cilët do të zëvendësojnë të larguarit nga vettingu.

/a.rada

Next Post
Pekini “i sulet” Kanadasë për ekstradimin e menaxheres së “Huawei”

Pekini "i sulet" Kanadasë për ekstradimin e menaxheres së “Huawei”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In