Fundjava po shoqërohet me fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Lezhës. Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, pranë degëzimit në kryqëzimin Fushë-Milot ka radhë të gjata automjetesh.
Kryesisht automjetet vijnë nga Kosova përgjatë rrugës së Kombit, dhe në disa raste pati edhe bllokim të qarkullimit sidomos në kryqëzimet e plazheve të Talës dhe Shëngjinit.
Përgjatë gjithë aksit rrugor nga Miloti e deri në Shëngjin janë vendosur patrulla të policisë rrugore, për te lehtësuar sadopak lëvizjen.
/f.stafa