Qëndrat shëndetësore po përballen me një fluks të shtuar të pacientëve të vegjël të cilët cdo ditë e më shumë po preken nga virozat e stinës.
Mjekët pediatër ndërsa tregojnë shifrat e vizitave ditore, pohojnë se ka patur edhe raste kur gjëndja e pacientëve të vegjël është agravuar.
Përvec virozëve, sipas mjkeve, edhe Omicron është i pranishëm në masë në këtë grupmoshë.
Mjekja Sevdari madje shton se ka patur dyshime për prani në të njëjtën kohë të Omicron dhe virozës.
Fluks është regjistruar edhe në urgjencën e pediatrisë në qendren spitalore universitare nene Tereza.
/a.r