Festat e fundvitit kanë sjellë fluks lëvizjesh në doganën e Kapshticës. Në këtë ditë të bekuar për besimtarët e krishterë, Krishtlindjet, numri i shqiptarëve që kthehen në vend është i madh, por ka edhe nga ata që kërkojnë të kalojnë festat në shtetin fqinj.
“Brenda 24 orëve, në Kapshticë kanë hyrë 8260 dhe kanë dalë 2674 shtetas të huaj dhe shqiptarë”, raporton gazetarja Lorena Kodra për ‘BW’.
Po ashtu mësohet se aktualisht në hyrje, po punohet me 4 sportele dhe ka lëvizje të shtuar të mjeteve.
g.kosovariz