• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fotot / Fluks i madh refugjatësh, katastrofë humanitare në Preshevë

by Java News
30/06/2015 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të pamëshirshme janë të gjitha shtetet me refugjatët nga Afrika, Siria, Iraku e Afganistani. Për t’i ndaluar, dikush ndërton rrethime, mure ndërsa maqedonasit bëjnë ligje. Në Serbi marrin dokumente dhe duan të kalojnë. Secili shtet shpreson që ndalesa e ardhshme e refugjatëve të mos jetë vendi i tyre. Një katastrofë humanitare, pa përgjigje.

“E vetmja zgjidhje ishte ikja, nuk kemi ku të shkojmë dhe donim të vinim në Europë për një vend të sigurt. Kemi bërë rrugë të gjatë për të ardhur në Serbi, pjesa më e madhe e rrugëtimit ka qenë e vështirë duke u nisur që nga deti”, është shprehur një refugjat nga Siria.

Por, fatin e tij e kanë shumë që po arrijnë në Preshevë çdo natë. Pas miratimit të një ligji në Maqedoni, ata ikin dhe presin prapë për dokumente. Nga një shkurre, në tjetrën.

Hungaria gjithnjë e më shumë kërcënon me mbyllje me gardh të lartë katër metra të kufirit, ndërsa Serbia nuk ka mundësi të pranojë një numër të madh të refugjatëve, të cilët shtohen çdo ditë e më tepër.

“Ne jemi një shtet i vogël dhe jo shumë i pasur. Andaj i jemi drejtuar Komisionit Europian dhe UNHCR-së sepse kemi nevojë për ndihma në ushqim, ujë, ilaçe, makina, kamera termovizive për të mbrojtur kufirin dhe shumë gjëra të tjera”, ka deklaruar ministri serb për Çështje Sociale, Aleksander Vulin.

Aktivistët që nuk mund t’i ndihmojnë thonë se i shohin çdo ditë, por për ta ka vetëm fleta të bardha me të dhëna personale që konfirmojnë ekzistencën.

“Askush nuk ka zgjidhje dhe në Europën e lirive për këta njerëz nuk vlenë asnjë konventë. Në shtëpi kanë luftë, ata që zakonisht bëjnë paqe heshtin”, u shpreh Valon Arifi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë.

“Veq ndihmave nga qytetarët shqiptar, që jetojn prane vendit ku vetëstacionohen emigrantët,ndihmat institucionale janë te munguara. Situata po përkeqësohet, Organizatat humanitare duhet të reflektojn”, përfundon aktivisti Arifi.“E kam lënë vendin tim Irakun sepse ka shumë terroristë. Ata kanë bombarduar shtëpinë time, më kanë vrarë nënën dhe më kanë shkatërruar familjen. Është vend i rrezikshëm, i shkatërruar si Siria. Kemi humbur gjithçka dhe kemi ecur shumë, është shumë e vështirë”, ka deklaruar një tjetër refugjat irakian.Kohëve të fundit rreth 500 refugjatë në ditë kanë kaluar transit, duke shpresuar të kalojnë të gjitha këto pjesë në këmbë dhe të arrijnë diku ku mund t’i pyesin se kush janë dhe prej nga vijnë. Ndoshta pak edhe për dhimbjet e tyre.

emi 4
emi
emi5
emigr
emii
mm
unnamed (1)
unnamed
Next Post

Ermali dhe Ami nisin pushimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Batuta e Orban për zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë në takimin me Trump: A mund ta marr me vete në Hungari?

Përplasjet e diplomacisë në Budapest

February 15, 2026
Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

February 15, 2026
I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

Ku ka “humbur” Lulzim Basha? Fotografia e ministrit rikthehen vëmendjen mbi ish-kreun e PD-së

February 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 15, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Domosdoshmëria e rikualifikimit të një dispozite

February 15, 2026
Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

February 15, 2026
Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 15, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

February 15, 2026
Deklarata që ndez alarmin, Orban paralajmëron se Europa po shkon drejt luftës

Deklarata që ndez alarmin, Orban paralajmëron se Europa po shkon drejt luftës

February 15, 2026
I riu përplas me makinë të miturën në Ballsh, 7-vjeçarja dërgohet në spital

Po riparonte makinën në një servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari në Librazhd

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In