• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flotës së pastrimit i shtohet një automjet ekologjik, Veliaj: Kush ka merak si do duket Kopshti Botanik, të vijë të shohë Liqenin

by Java News
24/11/2019 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtohet flota e mjeteve ekologjike në funksion të pastrimit dhe mirëmbajtjes së Parkut të Liqenit. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e “Coca-Cola Bottling Shqipëri”, po vijon modernizimin e mjeteve të pastrimit me makina ekologjike, si dhe pajisjen e çdo bimësie të veçantë në park me të dhëna mbi llojin e pemës, moshën, origjinën, që mund të merren fare thjeshtë nga përdoruesit e parkut, fëmijët, prindërit, nxënës të shkollave dhe të apasionuar pas botanikës. Mjafton që ata të shkarkojnë aplikacionin “Arboretum” në celular.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky mjet ekologjik do ia lehtësojë punën e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për pastrimin e parkut. Ai falenderoi miqtë e Coca-Colas për bashkëpunimin, si dhe për angazhimin për t’i kthyer mjetet e saj në tërësisht elektrike.

“Duam që parku, jo vetëm të ketë më shumë gjelbërim me pemët që kemi mbjellë, jo vetëm ta dyfishojmë hapësirën që kemi marrë nga ish-komuna e Farkës, jo vetëm të ndalojmë mjetet që kalojnë mes për mes parkut duke krijuar një rrugë alternative për të mos ndotur parkun, por tani do e rrisim nivelin duke u siguruar që edhe makinat tona të shërbimit të mos e ndotin parkun. Kjo është makina e parë elektrike, industriale, për parkun; por, ne kemi filluar me makinat elektrike në Tiranë, në Bashki, shumë prej kompanive të taksive i përdorin ato, vetë Coca-Cola do t’i fusë në përdorim, për t’u kthyer në lider në Ballkan dhe Europën Lindore sa i takon transportit elektrik”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku vuri theksin edhe te projekti i pajisjes së pemëve të parkut me të dhëna të aksesueshme përmes teknologjisë, ndërsa u shpreh se puna e bërë në Parkun e Liqenit është garancia më e mirë se edhe Kopshti Botanik do të shndërrohet në një hapësirë po kaq të bukur dhe të pasur me bimësi.

“Sinjalistika që kemi vendosur është për të kuptuar llojin e pemëve, çfarë rritet në park, biodiversiteti që ka. Të gjithë atyre që janë të shqetësuar për Kopshtin Botanik, dua t’u them se ka pjesë të liqenit sot që janë një standard shumë më i lartë sesa vetë Kopshti zyrtar Botanik, që kanë më shumë sinjalistikë, më shumë pastërti, më shumë akses për publikun. Kush ka merak si do duket Kopshti Botanik, të vijë të shohë Liqenin, për të kuptuar se edhe atë mund ta transformojmë në një bizhu të vërtetë”, u shpreh Veliaj.

Ai ftoi bizneset që t’i bashkohen aksionit të mbjelljes së pemëve dhe të nisin sa më parë transformimin e flotave të mjeteve në elektrike.

“Kemi filluar stinën e mbjelljeve, ndaj dua t’i ftoj të gjitha kompanitë të bëjnë dy gjëra: Të planifikojnë të mbjellin pemë me Bashkinë e Tiranës dhe të transformojnë flotën e tyre në elektrike. Tirana i ka të gjitha mundësitë. Sapo hapëm një stadium ultra modern, sapo kemi filluar 17 shkollat e reja, sapo kemi mbaruar Bulevardin e Ri dhe së shpejti nisim Piramidën. I vetmi limit dhe kufizim që kemi është mendësia jonë; po të kemi një mendësi të hapur, shumë prej këtyre barrierave, qoftë Teatri i Ri apo Kopshti Botanik, mund të kalojnë pa sherre e shamata”, u shpreh Veliaj.

Përfaqësuesit e kompanisë falenderuan Bashkinë e Tiranës për bashkëpunimin që ka treguar jo vetëm në këtë projekt, por edhe në shumë punë të tjera të mira që janë bërë në Tiranë. /e.s/

Next Post
Lufta kundër trafikut të drogës, zyrtari i lartë i policisë kolumbiane në Tiranë

Lufta kundër trafikut të drogës, zyrtari i lartë i policisë kolumbiane në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pjesëmarrje modeste në bulevard! Dalin pamjet nga protesta e opozitës para Kryeministrisë (VIDEO)

Pjesëmarrje modeste në bulevard! Dalin pamjet nga protesta e opozitës para Kryeministrisë (VIDEO)

January 24, 2026
Berisha e quan të vetëpërjashtuar, Salianji me mbështetësit e tij i bashkohen protestës para Kryeministrisë

Berisha e quan të vetëpërjashtuar, Salianji me mbështetësit e tij i bashkohen protestës para Kryeministrisë

January 24, 2026
Protesta e PD zhvendos sërish “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj largohet me karrige në dorë

Protesta e PD zhvendos sërish “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj largohet me karrige në dorë

January 24, 2026
Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton rritjen e subvencionit të qirasë, Braimllari: Mbështetje për familjet në nevojë

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton rritjen e subvencionit të qirasë, Braimllari: Mbështetje për familjet në nevojë

January 24, 2026
FILMI “BENI ECEN VETE” MBUSH 50 VJEÇ

FILMI “BENI ECEN VETE” MBUSH 50 VJEÇ

January 24, 2026
“18 mln euro për akomodimin e forcave italiane të rendit”, Meloni rinovon marrëveshjen me resortin në Shëngjin

“18 mln euro për akomodimin e forcave italiane të rendit”, Meloni rinovon marrëveshjen me resortin në Shëngjin

January 24, 2026
“He mo Çim a do vish te burgu?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës

“He mo Çim a do vish te burgu?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës

January 24, 2026
Akuzohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, arrestohet nga FBI kampioni olimpik Ryan Wedding

Akuzohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, arrestohet nga FBI kampioni olimpik Ryan Wedding

January 24, 2026
Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë! Berisha del nga selia dhe zbret në shesh

Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë! Berisha del nga selia dhe zbret në shesh

January 24, 2026
Militantët e PD fillojnë të mblidhen në protestën e Berishës, kordon i dyfishtë policie para Kryeministrisë

Militantët e PD fillojnë të mblidhen në protestën e Berishës, kordon i dyfishtë policie para Kryeministrisë

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In