• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Floriana Garo do të bëhet nënë? Deklarata surprizë e moderatores

by Java News
17/12/2016 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si moderatore e “Jo vetëm modë”, Floriana Garo të lë përshtypjen e vajzës që s’do ta trazojë shpirtin me njerëz fatkeq dhe të braktisur nga më të afërmit e tyre. Por, në këtë atmosferë festive të fundvitit, na vërteton të kundërtën. Duke shfaqur ndjeshmërinë për kauza të tilla, Garo është bërë pjesë e klanit të bamirësisë bashkë me deputeten e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau, dhe reperin e famshëm, Rigels Rajku (Noizy).

Në këtë rrëfim për gazetën “Panorama”, Floriana na rrëfen se realiteti i dhimbshëm që ka prekur, po e inspiron të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e saj, pikërisht të adoptojë një fëmijë…

587454

Me anë të një statusi në Facebook, reperi Noizy ka folur për klanin e tij të bamirësisë, bashkë me ty dhe deputeten e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau. Si u bëtë bashkë, tre personazhë publikë nga Durrësi, për të ndihmuar njerëzit dhe familjet në nevojë?

Tre personazhe publikë, por me një koordinator shumë të rëndësishëm, Leonard Kadrimin, që na mblodhi të gjithë bashkë, duke ditur ndjeshmërinë që ne kemi ndaj kësaj kauze.

Kur nisi miqësia juaj, kush ftoi kë?

Të katërt ne kemi qenë edhe vjet pjesë e një mbrëmjeje bamirësie në ndihmë të shtëpisë së foshnjës në Durrës. Këtë vit e vazhduam misionin me familjen Shkreli dhe Hasa.

Ju vini nga tri fusha të ndryshme; ti nga televizioni, Noizy nga muzika dhe Esmeralda Shkjau nga politika. Jeni miq jashtë këtij misioni, pra çfarë ju bashkon në aspektin shoqëror?

Ndjeshmëria ndaj shtresës në nevojë dhe mundësia për të ndikuar te ndjekësit tanë, secili në fushat përkatëse. Unë dhe Esmeralda jemi takuar gjatë xhirimeve të emisionit që unë kam bërë për të vitin e kaluar, ndërkohë me Noizy-n jam takuar në një mbrëmje bamirësie për fëmijët jetimë të “Zyber Hallullit”, në vitin 2013.

Ku do të konsistojë puna juaj në këtë nismë? Ju do të ofroni para vetë, apo do të grumbulloni të holla dhe ndihma nga të tjerët?

Sigurisht që ne kemi kontribuar edhe vetë me para dhe të mira materiale, por kemi pasur një ndikim të madh edhe te donatorë dhe biznesmenë të ndryshëm, të cilët i kemi nxitur të kontribuojnë, si “Eco Market” për ushqime, “Brunes” për pllakat e shtëpisë, “Hotel Palace” për punësim të një vajze, “Sigal” për sigurimin shëndetësor etj.

Çfarë keni menduar për këtë atmosferë fundviti, si do t’i gëzoni fëmijët?

Duke u zbukuruar pemët e Vitit të Ri në shtëpitë që u kemi rindërtuar, dhe duke e mbushur tavolinën e tyre me ushqime, të cilat nuk i kanë gëzuar kurrë si gjithë të tjerët.

15094511_1781221305463418_5845103749012462432_n

Mund të zbulosh disa emra të tjerë personazhesh të njohur, që i janë bashkuar tashmë klanit tuaj të bamirësisë?

Prezantuesja Klea Huta ofroi ta moderonte mbrëmjen “gala” dhe artistja e talentuar, Frederika Muça, e zbukuroi mahnitshëm sallën e “Hotel Palace”, duke krijuar një atmosferë të paharrueshme për të gjithë të ftuarit, por sidomos familjet Hasa dhe Shkreli, të cilët përjetuan një ëndërr.

Gjatë një viti, sa shpesh shkon të vizitosh një shtëpi fëmije, dhe ke krijuar marrëdhënie të ngushta me ta?

Kam shkuar disa herë të vizitoj fëmijë jetimë në Durrës dhe në Tiranë, por tani jam lidhur më shumë me fëmijët e familjes Shkreli, e sidomos me vajzën e madhe, Melisën, rrugën e së cilës dëshiroj ta ndjek, meqenëse nëna e saj e ka braktisur.

Të ka shkuar në mendje të birësosh një fëmijë të braktisur, dhe nëse po, dëshiroje të ishte djalë apo vajzë?

Po. Më ka shkuar në mendje disa herë. Nëse do të arrij t’i krijoj kushtet për një familje të ngrohtë, me gjithë zemër do ta adoptoja një fëmijë, qoftë djalë apo vajzë.

Next Post
Obama: Rusia, Irani dhe Siria kanë gjak në duart e tyre në Aleppo

Obama: Rusia, Irani dhe Siria kanë gjak në duart e tyre në Aleppo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin dhe me vranësira kalimtare

E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin dhe me vranësira kalimtare

December 21, 2025
Lamtumirë Ismet Bellova! Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë sportive shqiptare

Lamtumirë Ismet Bellova! Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë sportive shqiptare

December 21, 2025
Alis triumfon në Fest 64, “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

Alis triumfon në Fest 64, “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

December 21, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In