Dy shokët e ngushtë, Flori Mumajesi dhe Ervin Gonxhi, janë prishur me njëri-tjetrin për çështje që nuk janë bërë ende të ditura, por Gonxhi nuk është më pjesë e studios muzikore “Threedots”.
Sipas “Ëho”, bashkëpunëtorët nuk janë më miq dhe Gonxhi është larguar nga studio e “Threedot’s”.
Ndonëse nuk ka preferuar të flas publikisht për këtë krisje marrëdhëniesh me kantautorin Florian Mumajesi, Ervin Gonxhi ka shkruar në Facebook se, ky lajm është i vërtetë.