• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Florentino 900”, ditë e shënuar për Real Madridin

by A R
16/03/2019 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo pasdite do të jetë ndryshe për Real Madridin. Nga njëra anë, kthimi i Zinedine Zidane në stol, në anën tjetër, ndeshja ndaj Celta do të jetë e 900-ta zyrtare me presidentin Florentino Perez në krye. Këtu përfshihen të dyja periudhat e presidentit të bardhë. Kjo shifër ndahet në këtë mënyrë:

584 ndeshje në kampionat (La Liga), 95 ndeshje në Kupën e Mbretit dhe 12 ndeshje në Superkupën e Spanjës, në garat kombëtare. Në aspektin ndërkombëtar, 8 ndeshje i përkasin Botërorit për Klube, 2 ndeshje në “Intercontinental Cup”, 192 ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe 6 ndeshje në Superkupën e Europës.

Nëse sot rrumbullakos një shifër “jubilare” në krye të klubit galaktik, Florentino Perez e mori karrigen presidenciale në korrik 2000. Real Madridi kishte fituar një Kupë Europiane nën drejtimin e Lorenzo Sanz. Presidenti i tanishëm i bardhë erdhi në “pushtet” falë mbështetjes së shumicës së partnerëve të klubit.

Menaxhimi i tij ndryshoi plotësisht imazhin dhe realitetin ekonomik të “Los Blancos”. Ai kaloi nga një situatë e vështirë, falë menaxhimit më profesional, në vendin që historia i rezervuar Real Madridit. Klubi që drejton është në krye të renditjes për të ardhurat e cilësdo organizatë sportive në botë, i çertifikuar me rreth 800 milionë euro fitime në sezonin e fundit.

Real Madridi ka grumbulluar 41 tituj nën presidencën e Florentino Perez, nga të cilët 24 në futboll dhe 17 në basketboll. Në fazën e tij të parë në karrigen presidenciale të bardhë (2000-2006) u shtuan 7 tituj, me referencë kryesore Champions-in e fituar në Glasgow. “Palmaresin” e asaj kohe e përbëjnë 1 botëror për Klube, 1 Superkupë Europiane, 2 kampionate (La Liga) dhe 2 Superkupa Spanjolle.

Sukseset janë shumëfishuar në periudhën e dytë si president, deri në 17 tituj, duke theksuar fuqimisht 4 Champions dhe 2 tituj kampioni (La Liga). Po ashtu, janë fituar 4 Botërorë për Klube, 3 Superkupa Europiane, 2 Kupa Mbreti dhe 2 Superkupa Spanjolle.  Lojtarë si Figo, Zidane, Beckham, Bale, Cristiano Ronaldo, Ramos dhe Ronaldo Nazario janë disa yjet, që i ka afruar ai në “Santiago Bernabeu”.

/telesport/a.r

Next Post
Aksident në Shkodër, furgoni i policisë përplaset me motorin

Fajdet e Shkodrës, 12 të arrestuarit dalin para gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In