Arrestimi i kreut të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor Florenc Hoxha pas konlfiktit në të cilin u përfshi ditën e djeshme, ka sjellë edhe reagimin e Partisë Demokratike.
Sipas përfaqësuesit ligjor të PD Ivi Kaso, policia nuk reagon në lidhje me gjendjen e rëndë shëndetësore të truprojës së Hoxhës, ndërsa po ashtu nuk ka ndaluar as agresorët e kreut të INUV.
Deklarata e plotë e Ivi Kaso
Tiranastan, 10 maj 2015. Arrestohet në flagrancë shtetasi Florenc Hoxha pasi ka dhunuar në kokë, shpatull kraharor nga levat, grushtat dhe shkelmat e 5 personave.
Shtetasi Fatjon D, i cili ka ndërhyrë në mbrojtje të shtetasit Florenc Hoxha gjendet në renimacionin e spitalit ushtarak në gjendje të rëndë. Rreziku për jetën për këtë të fundit, nuk raportohet nga policia se nuk është mediatikisht atraktiv, dhe e “shpëton” nga arrestimi për ti bërë shoqëri Florencit.
Sigurisht arrestimi dhe dhunimi i Florencit nuk ka asnjë lidhje me fushatën elektorale që porsa ka nisur si dhe me kallëzimin penal që ky shtetas pak ditë më parë ka bërë ndaj autoriteteve të policisë së shtetit, për një arrestim tjetër të ngjashëm në paligjshmëri, dhe të shpallur të paligjshëm edhe nga Gjykata.
…ah se harrova, 5 personat me levë sot janë në gjendje të lirë dhe nuk mund të ndalohen sepse duke qenë I arrestuar, shtetasi F. Hoxha nuk mund të bëj kallëzim penal kundrejt tyre ndërsa Fatjoni sot është më mirë por jo në gjendje aq të mirë sa të flasi e të shkruaj! #policiaqes ‘duam
Florenc Hoxha u arrestua mbrëmë nga policia e Tiranës pasi në përfundim të ndeshjes Tirana-Skënderbeu ai është konfliktuar me dy persona të tjerë.









