• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Florenc Çapja fiton lirinë e plotë në Dubai për urdhrin e arrestit nga Shqipëria

by A R
28/07/2021 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Florenc Çapja, i cili u shoqërua në Dubai dhe më pas u la nën mbikëqyrje ligjore në muajin Maj të këtij viti për llogari të autoriteteve shqiptare, ka fituar tërësisht lirinë.

Mësohet se që prej datës 12 Korrik 2021, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur heqjen e të gjitha kufizimeve ligjore ndaj Florenc Çapjas.

Që prej kësaj date, Çapja rezulton që të jetë i lirë për të lëvizur si brenda vendit (në Emiratet e Bashkuara Arabe) ashtu edhe drejt vendeve të tjera.

40-vjeçari vazhdon të jetë në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria dhe akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin 2012.

Florenc Çapja u shpall në kërkim për këtë ngjarje në Mars të këtij viti, në të njëjtën ditë kur për të njëjtën vrasje policia arrestoi dhe mban prapa hekurave edhe Ardian Çapjan.

Dy muaj më parë, kur në media u përfol arrestimi në Dubai i Florenc Çapjas, avokati i tij deklaroi se 40-vjeçari ka leje qëndrimi në atë vend dhe do të kërkonte azil politik.

Për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit janë arrestuar edhe Jorgo Leku alias Olsi Leka alias Giorgo Lekou alias Jorgo Lekou, i cili u prangos në Athinë më 11 Tetor 2020; Etien Cani i cili u ekstradua nga Italia në Shqipëri po në vitin 2020 si dhe Ervis Bardhi.

Si u vranë brenda shtëpisë at e bir

Gentian Beqiri u vra më 15 Gusht 2012 në banesën e tij në Elbasan teksa qëndronte nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Ai ka qenë dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005. Autorët përdorën Etien Canin si personin për  të hyrë brenda banesës, pasi ai ishte shok fëmijërie me viktimën.

Foto: Viktimat Gentian (majtas) dhe Nezir Beqiri

Gentian Beqiri u qëllua me 4 plumba me një armë me silenciator teksa ishte në gjumë, ndërsa i ati u dhunua barbarisht nga autorët ndërsa ndërroi jetë edhe për shkak të një infarkti. Beqiri ishte i paralizuar pasi në tentativë për t’i ikur policisë ai ishte hedhur nga një mur i lartë duke pësuar dëmtime të shtyllës kurrizore dhe prej 6 vitesh qëndronte në banesën e tij.

/a.r

Next Post
Hapet Kapshtica/ Nga sot Greqia lejon punëtorët sezonalë, ja kushtet për të kaluar

Koronavirusi/ Greqia ndryshon masat e hyrjes në pikat të kalimit kufitar me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

33 ditë luftë në Iran, Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje…

33 ditë luftë në Iran, Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje…

April 1, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Reagimi i Erion Braçes, qëndrim politik! Kërkon të trondisë konformizmin

April 1, 2026
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 persona

Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 persona

April 1, 2026
Në disa zona rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në të gjithë territorin

April 1, 2026
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, mposhtet edhe Polonia

Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, mposhtet edhe Polonia

April 1, 2026
15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë, dy efektivë të plagosur në Vlorë

15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë, dy efektivë të plagosur në Vlorë

April 1, 2026
Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In