• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flijimi i familjes Josifi, pastor Akil Pano ndan fletët e ditarit: Shënime që tronditën shpirtin tim

by A R
10/07/2020 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pastori i kishës Ungjillore, Akil Pano, ndan dy fletë nga ditari i një prej vajzave Anisa Josifi dhe Blerta Josifi, njëra e vetëflijuar dhe tjetra e shtruar në spitalin psikiatrik.

“Shënime nga ditari i një bije të vetëvrarë që tronditën shpirtin tim”, shkruan ai teksa ndan një mesazh të gjatë, ku në ditar flitej për predikimet e tij.

Pastori shkruan se nuk e kishte menduar kurrë që dikush do të ruante shënimet mbi predikimet e tij për një kohë kaq të gjatë, 14 vjet.

“Dikush që nuk kujtoj ta kem takuar ndonjëherë, as unë e as njerëzit me të cilët punoj. Por takimi i mbrëmshëm me shënimet e ditarit që u gjend në apartamentin prej nga ende vijon të flasë dhimbja e tragjedisë, ishte më i gjallë se ç’mund të kish qenë një takim real në këtë botë materiale. Profesionalizmi i gazetarit, a nevoja për të marr vëmendje portalesh, prej titujsh të ngjizur për pak më shumë vëmendje e ca më shumë klikime, trazuan tek unë përzjerje përjetimesh që natyrshëm ndodhin në botën e shpirtit. Trishtim, dhimbje, përgjegjësi. Përmasa jo të lehta kur nocionet me gravitet të rëndë qëndrojnë bashkë”, thotë pastori.

Sipas tij, mesazhi është i qartë megjithëse me shkurtime, “Fjalë jete, shprese dhe dashurie mbi letër”.

Mesazhi i plotë i pastor Akil Panos

Shënime nga ditari i një bije të vetëvrarë që tronditën shpirtin tim.

Nuk e kisha menduar kurrë që dikush do të ruante shënimet mbi predikimet e mia për një kohë kaq të gjatë, 14 vjet. Dikush që nuk kujtoj ta kem takuar ndonjëherë, as unë e as njerëzit me të cilët punoj.  Por takimi i mbrëmshëm me shënimet e ditarit që u gjend në apartamentin prej nga ende vijon të flasë dhimbja e tragjedisë, ishte më i gjallë se çmund të kish qenë një takim real në këtë botë materiale. Profesionalizmi i gazetarit, a nevoja për të marr vëmendje portalesh, prej titujsh të ngjizur për pak më shumë  vëmendje e ca më shumë klikime, trazuan tek unë  përzjerje përjetimesh që natyrshëm ndodhin në botën e shpirtit.

Trishtim, dhimbje, përgjegjësi.  Përmasa jo të lehta kur nocionet me gravitet të rëndë qëndrojnë bashkë.

Trishtim, pasi deri aty dhe unë njëlloj si të gjithë ju, nuk kisha bërë asgjë për të ndihmuar, kuruar, ndryshuar, apo ndërprerë fitilin i cili krijonte linjën e lidhjes historike të traumës brenda familjes. Një baba i vetëvrarë, kronikë që paralajmëronte mundësi skenari të ngjashëm pafuqie. Askush nuk pa fillin e ndezur të tragjedisë së re që nga çasti në çast mund të ndodhte. Bija të ngujuara mes muresh të ngushta izolimi e vetmie. Trishtim për pafuqinë tonë kolektive. Të afërm që akuzojnë trushplarjen, komshinj që fajësojnë derëmbylljen, religjon që distancohet prej falsitetit doktrinor të kulteve të rrezikshme, e natyrisht politikanë që cilësojnë apatinë e institucioneve të vonuara në veprim. Trishtim, pasi të gjithë jemi në vonesë.

Dhimbje, pasi jeta e ndërprerë prej vullnetit njerëzor dhemb. Vetëvrasja nuk ka e s’mund të gjejë elemente burimore në fe, pasi feja në esencë është besimi i palëkundur në shenjtërinë e jetës.

Vetëvrasja është atentat ndaj jetës, ndërsa dhunshëm shpërfill shenjtërinë e saj. Është keqkuptim i përmasave reale të njeriut i cili nuk është sovrani i jetës e as pronari i mundshëm i saj. Administratorë llogaridhënës për jetën, është çka realisht jemi. Diku, dikur në të ardhmen jo të largët njeriu do të përgjigjet përpara autoritetit më të lartë të universit për pasurinë më të madhe që i është besuar në administrim. Dhimbje, pasi ndërprerja në rastin e vetëvrasjes është dështim qëllimesh, nderprerje ëndrrash, shpunësim veprimesh që në potencë do të ishin prokrijim, pasardhje, shumëfishim. Përkundrejt këtyre shihet si fatalitet. Por tragjedia kërkon me forcë ndërprerje, kthim pas, devijim nga shtegu i jetës. Çdo jetë e ndërprerë nga shkaqe ‘të spjegueshme’ dhemb, por atë çka gjejmë të vështirë të spjegojmë dhemb pafundësisht më shumë.

Përgjegjësi. Më shumë së kurrë ndjeva çka në mënyrë të përsëritur përjetoj, pothuaj çdo të Diel herët në mëngjes për më shumë se një çerek shekulli. Një peshë jo të lehtë përgjegjësie përjetoj çdo herë që mendoj se do të kem njerëz përballë dhe do t’ju drejtohem. Çdo fjalë mbart peshën e një strukture mendimi, çdo fjali një kontekst. Përgjegjësia për të përçuar fjalë jete është e paagjinueshme. Por mbrëmë, këtë peshë e përjetova në dimensionin e një jete të munguar mes humanëve. Një jete për të cilën nuk kisha rreshtur së foluri gjatë ditëve të fundit, tre a katër herë në ditë në emisionet qëndrore të televizioneve në vend.  Filli i tragjedisë në potencë tek njerëz të cilët prej traumave, padijes a zhgënjimit, mungesës së shpresës a manipulimit në fushëbetejën e mendimeve, është një fill që duhet këputur. Viti 2018 shënoi 183 vetëvrasje në Shqipëri, numër ky tre herë më i lartë nga ai i vrasjeve. Me sa dimë asnjë prej rasteve nuk lidhet me fenë, dhimbja e ndërprerjes së jetës prej vullnetit njerëzor është e madhe.

Shumë u thanë mbrëmë mbi tragjedinë e familjes Josifi, e në shumë dimensione u diskutua fenomeni. Vetëvrasja, traumat e së shkuarës, pikëlidhjet e mundëshme me bazë fetare etj. Prisja të dilja nga studio e të merrja nga gazetari investigativ fotokopien e faqes nga ditari i vajzës së vetëvrarë që shënonte datën 20 Gusht 2006. Aty ndodheshin shënimet mbi ligjëratën time të 14 viteve më parë. Çfarë kisha thënë mbi njërën prej temave të mia të parapëlqyera, ‘Pandryshueshmëria e Zotit!?’ Mora letrën dhe nisa të shoh nën dritën e telefonit. Fjalët lexohen pa vështirësi. Mesazhi është i qartë megjithëse me shkurtime. Fjalë jete, shprese dhe dashurie mbi letër. Dy ditë më parë kisha thënë në një televizion për familjen se, ato s’duhet të jenë të huaja për ne, përkundrazi. Kjo familje është e përbërë nga njerëzit tanë. Njëlloj si i afërmi im Musliman, Hebre, i Krishterë, apo ateist, vajzat dhe nëna janë të afërmit tanë. Flisja e mendoja se vërtetë do të kisha dashur t’i njihja e takoja në kohë. Mbase do të kisha mundur të bëja diçka. Por mesazhi im i kishte takuar 14 vjet më parë. Copëza jete shpirti të derdhura në letër, shënime nga një predikim që mesa duket mbeti vetëm në ditar, e nuk u lejua të prekë vullnetin njerëzor për mosdorëheqje nga jeta.

Ndërsa mbaja letrën në dorë e shihja shënimet e vajzave mbi predikimin tim të 14 viteve më parë, kuptova që përgjegjësia individuale e kolektive për të shpallur e mbrojtur jetën është më e nevojshme se kurrë.

Next Post
Zbardhet axhenda e takimeve, Komisioneri për Zgjerimin viziton Tiranën dhe Shkupin

Varhelyi: Votoni marrëveshjen e 5 Qershorit, shumë vonë për ndryshime kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

February 7, 2026
Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

February 7, 2026
Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

Publikoi video ku Obama dhe bashkëshortja e tij paraqiten si majmunë, Trump: Nuk bëra asgjë të gabuar!

February 7, 2026
Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

February 7, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia në familjen shqiptare, flet xhaxhai i fëmijëve: Nuk munda t’i shpëtoja!

February 7, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

Trump: Tarifa doganore shtesë për vendet që bëjnë marrëveshje tregtare me Iranin

February 7, 2026
Trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Itali, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal

20 mijë euro ryshfet për ekstradimin, SPAK dërgon për gjykim 3 persona

February 7, 2026
Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?

Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?

February 7, 2026
Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

February 7, 2026
U nis për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, shpallet i humbur 55-vjeçari në Korçë! 3 ditë pa asnjë kontakt

U nis për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, shpallet i humbur 55-vjeçari në Korçë! 3 ditë pa asnjë kontakt

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In