• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Flet zëvendësuesja e Mark Frrokut, Mirela Ferracaku: S’e di nëse do e pranoj mandatin

by A R
27/11/2015 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mirela Ferracaku mund të bëhet deputetja më e re e Kuvendit, pasi mandati i Mark Frrokut mund t’i kalojë pikërisht asaj. Ferracaku është renditur e treta në listën e kandidatëve të Partisë Kristian Demokrate për Qarkun e Shkodrës. I dyti në listë është vëllai i Markut, Arben Frroku, i cili ndodhet në arrati dhe është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit, Dritan Lamaj.

Në bazë të Kodit Zgjedhor mandati i kalon Mirela Ferracakut, e cila prej dy vitesh është vendosur në Gjermani për shkak të një operacioni në këmbë. E gjendur në këtë situatë, nga Gjermania Ferracaku rrëfehet për Shqiptarja.com se i është bërë e ditur se mund të jetë deputetja më e re në Parlament por ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë.

“Për mua ishte disi e papritur dhe aktualisht nuk e kam idenë se çfarë do të bëj, nëse do ta pranoj apo jo. Realisht është një vendim i vështirë sepse të tilla janë kushtet që kam në këto momente. Prej dy vitesh unë kam ardhur në Gjermani. Deri tani kam bërë 4 ndërhyrje kirurgjikale në këmbë. E fundit ka qenë para tre muajve. Për fatin e mirë më kanë dalë me sukses dhe për këtë falënderoj mjekësinë gjermane. Jeta ime për momentin është këtu në Gjermani dhe unë nuk e di çfarë të them. Realisht pres nga Shqipëria një telefonatë të rëndësishme dhe nuk mund ta zbuloj se për çfarë bëhet fjalë duke qenë se lidhet me çështjet e mia personale. Jam ende në dyshim dhe akoma nuk kam vendosur asgjë. Do ta mendoj këtë gjë dhe në një të ardhme të shpejtë pasi të bisedoj edhe me familjen time dhe pasi të kryej telefonatën kam për të vendosur. Të them të drejtën nuk e kam menduar ndonjëherë se më vjen kjo mundësi ndaj edhe nuk kam si të marr një vendim në mënyrë kaq të shpejtë. Duke parë e duke bërë. Sapo të vendos mbi të ardhmen time patjetër që të gjithë do ta marrin vesh”, – tha Ferracaku./ Shqiptarja. com

Next Post

Dyshimet për trukimin e Armeni-Shqipëri/ Reagon UEFA, ja përgjigja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In