Agron Tanushi, 31-vjeçari, i cili më 15 shtator vrau me armë zjarri ish-kunatën e tij Jetmira Hasanin ka shprehur pendesë për krimin e kryer. Në një intervistë nga burgu për gazetaren Dorjana Bezat, Agron Tanushi ka rrëfyer se zanafilla e problemeve me ish-kunatën ishte shtëpia ku banonin të dy.
Më tej në rrëfimin e tij, Tanushi u shpreh se ishte i penduar dhe ditën që kishte kryer vrasjen kishte qenë i rënduar psikologjikisht.
“Jam penduar për krimin. Isha i rënduar psikologjikisht. Me Jetmirën kisha 7 vite që zihesha pre shtëpinë. Ditën e krimit njerëzit e Jetmirës më ofenduan dhe kërcënuan,”- thotë ndër të tjera 31-vjeçari.
Jetmira Hasani, 34 vjeçe u vra në shtator mbrëmjen e mërkurës nga kunati i saj, Agron Tanushi në banesën e saj në Bathore. Familja kishte prej kohësh probleme, por për fat të keq nuk u bë i mundur parandalimi i këtij krimi.
g.koosvari