Vjehrri i Klodi Lesit, Heralambos Mavromatis ka treguar për median greke se djali i mitur të cilin Lesi e mbajti me vete për mëse dy javë, ishte në kushte mjaft të këqija dhe i paushqyer.
“Djali ishte i paushqyer. Ishte dobësuar shumë dhe ishte i tronditur. Më erdhi shumë keq nga ajo që pashë. Ai nisi të qante sapo më pa mua, por kur takoi vëllanë pushoi së qari. Nuk e di se me çfarë është ushqyer, por gjendja e tij ishte mjaft e keqe. Madje edhe rrobat i kishte të grisura dhe të sajuara. Do t’i duhet shumë kohë sa të marrë veten”, tha ai.
Klodi Lesi, shqiptari që vrau gruan greke 18 ditë më parë ishte në kërkim dhe u gjet vetëm sot 1 km larg vendit ku ndodhi vrasja.