• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Flet spiuni më i mirë në botë: ISIS-i nuk do të tërhiqet, duan pushtimin e botës

by Aalison Pearse Stevens
19/04/2016 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afrikani 40 vjeçar, Tony Schiena, në karrierën e tij ka qenë spiun, bodiguard, kampion në karate, mercenar, aktor, producent.

Në të njëjtën kohë ai ka komentuar për “Financial Times” kërcënimet nga terrorizmi, pastaj ka qenë në ballinën e revistës për karate dhe u shfaq në një tabloid amerikan të thashethemeve.

“Edhe pse gazetarët skeptikë dëshirojnë ta paraqesin misterioz, kurse gazetaret e dëshpëruara si fotografi dhe rast të Rambos në botën e agjencive të sigurisë. Tony Schiena është serioz dhe personazh i respektuar”, shkruan gazetarja e Jutarnji.hr, transmeton Indeksonline.

Kompania private e sigurisë MOSAIC, udhëheqës e së cilës është Schiena, ofron shërbime të sigurisë në zonat e rrezikshme, trajnime për luftën kundër terrorizmit, krizave, komunikimit dhe teknologjisë së sigurisë.

Lista e klientëve të MOSAIC-ut përfshin klient si policinë e New York-ut NYPD, forcat speciale kurde Peshmerga që luftojnë kundër ISIS-it, NATO-n, Legjionin francez të të huajve, specialët afganë, të Mongolisë, Lituanisë, Italisë dhe Kroacisë.

Ai ka këshilluar shumë prej anëtarëve të qeverive të botës dhe organizatave qeveritare për çështjen e terrorizmit dhe ka trajnuar njësitë e tyre të veçanta. Kjo nuk është për t’u habitur që ditët e tij të punës shpesh ndodhin në zonat e luftës, konflikteve, histerive, terrorizmit e plot gjëra të tjera që për dikë janë të frikshme.

“Sot terrorizmi ka ndryshuar në masë të madhe. Është formuar si lloji i Kalifatit, ku ideologjia është përhapur tej mase, ajo është më e rrezikshme se kurrë. Para se situata të shkoj mirë, ajo njëherë do të jetë shumë më e keqe”, thotë Schiena.

“Nga jeta jonë terrorizmi që implementon ISIS-i nuk do të largohet. ISIS-i sot ka njerëzit e tij pothuajse në të gjitha qytetet e mëdha të botës. Pasi që ajo është pjesë e agjendës së tyre. Sa më shumë sulme të fuqive perëndimore ndaj kalifatit, do të ketë edhe më shumë sulme në qytetet e Perëndimit. Në qoftë se ne ndalojmë se sulmuari, Kalifati do të përhapet, kështu që nuk kemi zgjidhje. Kemi punë me terroristët ideja fondamentale e të cilëve është pushtimi i botës dhe eliminimi i të gjithë atyre që janë të pafe sipas tyre. Në sytë e tyre shihemi të gjithë si armiqtë e tyre”, thotë ai.

Schiena në një intervistë me Jutarnji.hr thotë se skenari që u zhvillua në Bruksel ishte “absolutisht alarmant”.

Ai thotë se qeveritë duhet të ndryshojë shumëçka në mënyrë që të parandalohen sulmet e tilla.Megjithatë, Siena ka shtuar se një nga problemet më të mëdha në luftimin e ISIS është mungesa e njerëzve në terren, transmeton Indeksonline.

“Kur i shikoni qytetet si Parisi dhe Londra, atëherë duhet të dërgoni miliona spiunë në rrugë që të kontrollojnë gjithçka çfarë ndodh. Kjo nuk mund të realizohet. Përveç kësaj, spiunët e sotëm nuk janë si ata që ishin dikur”, thekson Schiena.

Ai argumenton se spiuni modern nuk ka ngjashmëri me James Bond-in, ka edhe prej atyre që prej zyrave marrin informacione të rëndësishme, por puna më e mirë sipas tij është terreni pasi e prek problemin në zemër të tij dhe nëse është i keq nuk e len të zgjerohet.

“Unë kam qenë një spiun i modës së vjetër. Unë kam qenë në terren, unë jam infiltruar në një organizatë terroriste dhe unë me të vërtetë rrezikoi jetën për të ardhur deri të informata e dobishme. Përveç këtij roli jam përgatitur shumë mirë edhe në fusha të tjera, kam kaluar shumë trajnime për njësi të veçanta.

Mirëpo për mua të gjitha llojet e situatave të rrezikshme duken normale dhe di si të sillem. Sot ajo nuk është kështu. Sot, shërbimet sekrete janë përqendruar më shumë në teknologji se sa në palestra fizike. Mendimi im është se ka një softuer të sofistikuar që mund më të vërtetë të kompensoj mungesën e njerëzve të mirë atje ku duhet të jenë- të flasim atë që kanë për të thënë dhe të bëjnë atë që kanë për të bërë”, thotë ai.

Edhe pse MOSAIC pjesërisht merret edhe me “softuer të sofistikuar”, Schiena mbetet në fushën e mercenarit tradicional si dhe kolegët e tij që janë ish agjentë të CIA-s, MI6, SAS-it britanik dhe NavySeal-it amerikan. Ata janë në çdo cep të botës, thjesht paguhen për këtë punë.

Next Post

Shullazi policisë: Po ju prisja, nuk keni punë me djemtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luhet Tirana-Partizani/ Nis derbi i kryeqytetit, skuadrat kërkojnë fitoren për objektivat dhe lavdinë

Luhet Tirana-Partizani/ Nis derbi i kryeqytetit, skuadrat kërkojnë fitoren për objektivat dhe lavdinë

December 7, 2025
Shqiptarit në Angli i del huq tentativa për të grabitur shtëpinë e barit të disa shqiptarëve të tjerë

Shqiptarit në Angli i del huq tentativa për të grabitur shtëpinë e barit të disa shqiptarëve të tjerë

December 7, 2025
Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ hedh shortin, subjektet politike mësojnë renditjen në fletën e votimit

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ hedh shortin, subjektet politike mësojnë renditjen në fletën e votimit

December 7, 2025
Tifozët e Partizanit ‘djegin’ kryeqytetin para derbit me Tiranën (FOTOT)

Tifozët e Partizanit ‘djegin’ kryeqytetin para derbit me Tiranën (FOTOT)

December 7, 2025
Spiropali: S’ka si letërsia! Romani “Dielli në mërgim”, dëshmi e artit që na orienton dhe na fisnikëron

Spiropali: S’ka si letërsia! Romani “Dielli në mërgim”, dëshmi e artit që na orienton dhe na fisnikëron

December 7, 2025
Tirana – Partizani derbi i shumë problemeve, nis futja e tifozëve në stadiumin ‘Air Albania’

Tirana – Partizani derbi i shumë problemeve, nis futja e tifozëve në stadiumin ‘Air Albania’

December 7, 2025
Rama e Kurti, një dhe bashkë janë më shumë se dy veç e veç, por pa llogaritur Vuçiçin

Rama: Më mirë Saliu se Salianji dhe dy Doktorët, i ashpëri dhe delikati

December 7, 2025
“Pse nuk munda të bëja më shumë”/ I vëllai vrau veten me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj në lot: Pengu im…

“Pse nuk munda të bëja më shumë”/ I vëllai vrau veten me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj në lot: Pengu im…

December 7, 2025
Bllokimi i fondeve të IPARD, PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar

Rithemelimi i vërtetë i PD ose fundi i saj

December 7, 2025
“Topi i Artë 2025”/ Trofeu “Talenti i Vitit për djem”, njihuni me futbollistët e nominuar

“Topi i Artë 2025”/ Trofeu “Talenti i Vitit për djem”, njihuni me futbollistët e nominuar

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In