Mbrëmjen e kaluar Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre. Babai i Arminës, spikeri dhe gazetari i njohur i lajmeve, Arben Mevlani, ka hapur dasmën e së bijës me një fjalim emocionues.
Ai i ka uruar çiftit shumë urime dhe jetë të lumtur, duke shtuar se nuk e priste kurrë që Armina do e bënte krushk me Sali Berishën.
“Që do bëja një krushk e dija, po se do më bënte Armina krushk me Sali Berishën, këtë se dija”, ka thënë Arben Mevlani.
Gjithashtu edhe ish-kryeministri Berisha ka mbajtur një fjalim, i cili është shprehur se merita më e madhe e Shkëlzenit është që ka arritur të fitojë zemrën e Arminës.
“Merita më e madhe e Shkëlzenit, është se arriti të pushtojë zemrën e Arminës”, ka thënë Berisha.
/a.r