Cristiano Roanldo është shprehur tejet i lumtur me fitoren e Real Madridit ndaj Alaves
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili nuk po kalon nëpër një formë të mirë këtë edicion, ka gjetur rrugën drejt golave në xhiron e dhjetë të La Ligës. Ai shënoi tre gola ndaj Alaves, duke ndihmuar Realin të fitojë me rezultat 4:1.
“Fitore e mirë dhe tri pikë shumë të rëndësishme. Ju lumtë djema”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.Ronaldo deri më tani ka shënuar pesë gola në La Liga, larg shifrave të frikshme për vite me radhë, citohet “Express”. (b.an)










